LAJMI I FUNDIT:

Sporti do të jetë prioritet, Çeku: Uroj të na përfaqësoni denjësisht dhe të na bëni krenarë me arritjet tuaja

Sporti do të jetë prioritet, Çeku: Uroj të na përfaqësoni denjësisht dhe të na bëni krenarë me arritjet tuaja

Për të përshëndetur delegatët e Asamblesë së KOK-ut dhe për të uruar për mbarëvajtje të punimeve për zgjedhjen e kryetarit dhe organeve tjera drejtuese, ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, cili uroi për këtë proces zgjedhor.

Ministri i përgëzoi për punën dhe sukseset e arritura sportistët dhe trajnerët tanë të cilët përkundër faktit që pandemia ka krijuar në situatë të vështirë edhe për sportin edhe aktivitetet sportive, duke kufizuar pjesëmarrjen në gara brenda dhe jashtë vendit, kanë arritur të përfaqësojnë Kosovën në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Ministri Çeku tha se prioritet i ministrisë dhe i Qeverisë së Kosovës do të jetë sporti dhe mbështetja e të gjithë sportistëve, vajza dhe djem, organizatat sportive si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës në garat olimpike.

“Uroj të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar edhe me medalje”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke i falënderuar dhe Majlinda Kelmendin e Driton Kukën për medaljen e fituar në LO Rio 2016, duke e konsideruar se kanë bërë krenar secilin në Kosovë”.

“MKRS-ja dhe Qeveria do ta ketë prioritet sportin bazuar në programin e saj me qëllim avancimin dhe zhvillimin e sportit duke modernizuar infrastrukturën, masivizuar sportin nëpërmjet sporti shkollor dhe sportit për të gjithë, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në sport, fuqizimin e aktivitetit sportiv e fizik në ruajtjen e mirëqenies shoqërore”, veçoi tutje ministri.

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori