Spekulohet se Unitedi e ka refuzuar ofertën e parë të Realit për Pogban

239:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 12: United player Paul Pogba in action during the Premier League match between Manchester United and Cardiff City at Old Trafford on May 12, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images) 12:"Getty Images

Manchester Unitedi thuhet se e k a refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për Paul Pogban.
Kampioni i botës është shënjestër e Zinedine Zidane për edicionin e ardhshëm, ashtu që trajneri ka kërkuar nga Florentino Perez që ta transferojë mesfushorin gjatë verës.

Analisti kryesor i Okdiario, Eduardo Inda, ka thënë për El Chiringuito se tashmë është bërë oferta e parë.
"Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Pogban, e cila ishte 125 milionë euro plus 25 milionë të tjera në formë bonusesh".
"Manchesteri ka kërkuar 200 milionë euro për të nisur bisedimet", ka thënë Inda duke e bërë të qartë se Djajtë e Kuq e kanë refuzuar ofertën e Los Blancos. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/05/2019




































