LAJMI I FUNDIT:

Spektakël dhe gola në ‘Fadil Vokrri’, Drita dhe Llapi e mbyllin në barazim pjesën e parë

Spektakël dhe gola në ‘Fadil Vokrri’, Drita dhe Llapi e mbyllin në barazim pjesën e parë

Drita dhe Llapi po luajnë finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku pjesa e parë është mbyllur 1-1.

Stadiumi është mbushur kënaqshëm me tifozë të Llapit dhe Dritës për këtë ndeshje


Llapi që në rastin e parë arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Zhvillohej minuta e 6-të kur mesfushori gjuajti bukur për ta mposhtur portierin Leotrim Rexhepi për 1-0.

Llapjanët krijuan edhe pas golit, por nuk arritën të dyfishonin epërsinë.

Drita u këndël në mesin e pjesës së parë, ku pastaj gjeti edhe golin.

Një harkim në zonë gjeti më së miri Hamdi Namanin i cili shënoi me kokë për 1-1 në minutën e 37-të.

Deri në fund të kësaj pjesëloje nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë. /Telegrafi/