LAJMI I FUNDIT:

Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt – thotë se ekziston rreziku i ikjes

Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt – thotë se ekziston rreziku i ikjes

Gjykata Speciale i ka vazhduar masën e paraburgimit, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Specialja.


“Më 6 nëntor 2023, Gjykatësi i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme”, thuhet në njoftim.

Specialja arreston Isni Kilajn, reagon Komuna e Malishevës
Lexo po ashtu Specialja arreston Isni Kilajn, reagon Komuna e Malishevës

Kilaj është arrestuar më 3 nëntor të këtij viti.

Në arsyetimin e Speciales për arrestimin e tij, thuhet se Kilaj dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, “përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori