0Shares

Nëntë trofe, të vegjël e të mëdhenj në vetëm dy vjet e gjysmë, përfshirë tri Liga të Kampionëve rresht. Kush do që e zëvëndëson Zizoun ka një rrugë të vështirë për të ndjekur…

Mauricio Pochettino

Nuk ka tifozë të Tottenhamit, përndryshe do t’u kërkoja falje. Sepse bosi i tyre dhe njeriu kryesor prapa suksesit së fundmi është synimi nr. 1 i Real Madridit. Gongu ka filluar të dëgjohet shumë kohë më parë për Pochettinon si zëvëndësues i Zidanes dhe ato rezultate të forta në Ligën e Kampionëve vetëm sa forcuan pozitën e argjentinasit në listën e Realit (pa përmendur bindjet e tij Anti-Barcelonës).

Puna e tij te Tottenhami ka qenë e jashtëzakonshme – mirë e matur dhe e kalkuluar, duke ndihmuar që t’i mbajë londinezët mbi pjesën tjetër të skuadrave. Duke punuar me buxhet të kufizuar, 46 vjeçari i ka rikthyer Spursat në pretendentët e fortë për titull që prej arritjes së tij në Southampton në vitin 2013.

Përderisa nuk ka trofe ende për të treguar si dëshmi të punës, puna e argjentinasit mund të definohet në punë tjera. Së pari dhe që ka më së shumti rëndësi është progresi i lojtarëve të rinj të klubit që ka shkuar shumë mirë, duke shndërruar talentë me të cilët nuk u punua mjaft mirë në superyje. Harry Kane dhe Dele Alli janë emrat kryesorë në futbollin botëror në ditët e sotme dhe kjo është për shkak të udhëzimeve mbresëlënëse të menaxherit të tyre. Ish-bosi i Espanyolit ka ndërtuar një ekip agresiv dhe punëtor që luan futboll ekspansiv dhe atraktiv, por po ashtu mban edhe stabilitetin defensiv.

Por, burimet janë të kufizuara për Spursat dhe Pochettino mund të kërkojë më shumë. Po ashtu, është intrigues mendimi se çka do të bënte ai me më shumë në dispozicion, ndoshta do të mund të fitonte trofe.

Një kontratë pesëjveçare e Pochettinos ende e ka ngjyrën e kimikut duke u tharë mbi letër, por kjo nuk do të thotë se tifozët e Tottenhamit duhet të jenë të qetë – nëse Real Madridi do diçka, atëherë edhe e merr. Pochettino është në pole pozicion pa ndonjë befasi dhe nuk do të ishte njeri normal nëse nuk do të joshej edhe krejt pak nga klubi mbretëror.

Vlerësimi i kandidatit: 4/5

Arsene Wenger

Vetëm gjatë kësaj jave ai zbuloi flirtimet me Realin në të kaluarën.

“Real Madridi…mendoj se e refuzova dy apo tri herë. Është një prej ekipeve që i kam dashur në fëmijëri, por ndjej se ishte periudhë e ndjeshme për Arsenalin që të bëja një veprim të tillë”, tha francezi vite më parë.

Tash nuk ekzsitojnë këto probleme për Wengerin dhe përkundër 22 viteve të kaluara te Arsenali në pozitën e meanxherit, atë s’ka çka ta ndalë që të vazhdojë me menaxhmentin futbollsitik. Real Madridi do të ishte vështirë për t’u kthyer nëse troket, kurse 68 vjeçari ka shumë përparësi për ta marrë një vendim të tillë.

Përvoja e tij në majen e futbollit evropian është aseti kryesor dhe një gjë që të tjerët nuk mund ta kenë. Wengeri ka qenë në maje dhe i ka bërë të gjitha, ka punuar me lojtarë të mëdhenj dhe shumë prej tyre i bëri vet superyje. Francezi është i qetë dhe mjaft i matur për të menaxhuer politikat e brendshme të klubit, apo thënë konkretisht, kokfortësinë dhe gjaknxehtësinë e Florentino Perezit dhe po ashtu ka sharmin për të dribluar me mediat e Madridit që shpesh janë një cirk më vete.

Wengeri e ka edhe një pozitë si trajner të mbetur në karrierën e tij dhe çfarë mënyre do të ishte që t’i jepte fund karrierës si trajner i Real Madridit.

Vlerësimi i kandidatit: 3/5

Guti

Ashtu si vet Zidane, Guti është ish lojtar i Realit me status të lartë kulturor. Ai është po ashtu njeriu “i shtëpisë” dhe ka mprehur dhëmbët e tij prej menaxheri me skuadrat e të rinjve jashtë prej vëmendjes mediatike.

Pasi punoi si asistent për disa vjet, ai ishte vet trajner i të rinjve U19. PUna e tij ka qenë mjaft impresive, pasi të rinjt fituan dy trofe hsitorike në vitin 2016/2017 dhe arritën në çerekfinale të Ligës së të Rinjve të UEFA-s sezonin e kaluar.

I njohur për pëlqeimin e tij ndaj futbollit energjik dhe sulmeus, Guti ka marrë lëvdata në prapa skena te klubi mbretëror, me shumë njerëz që vlerësojnë lart gjasat e tij për të marrë në drejtim ekipin e parë të Realit. Mungesa e përvojës mund të jetë kundër tij, pasi që Reali është nën presion të madh gjithmonë për të fituar trofe. Mbretërit mund të ndjejnë se Guti është një rrezik shumë i madh dhe duhet që të tregohet edhe në nivelin më të lartë.

Por, një rrezik i tillë nuk doli i keq herën e fundit kur Reali angazhoi një trajner fillestar.

Vlerësimi i kandidatit: 3/5

Antonio Conte

Teksa pëlqimi për të te Chelsea ka rënë ndjeshëm, Conte duket një mundësi reale për Realin falë suksesit të tij që tashmë ka në moshë të re si menaxher. Ai tashmë ka fitaur tri tituj të kampionit në Serie A, Ligën Premier dhe një FA Cup e po ashtu ka shkëlqyer me punën e tij në kombëtaren e Italisë që kulmoi me çerekfinalen në Euro 2016.

Ku do që shkon Conte ai sjell të arritura dhe kjo është arsyeja pse Reali do ta marrë në konsiderim përkundër vitit të dobët te Chelsea. Stili i tij i organizuar agresiv do të jetë nxitës për Realin që ta ftojë për një sezon në La Liga.

Conte është trajner kërkues, por kur ai i bën gjërat si duhet, lojtarët e respektojnë tej mase. Arritjet e tij si lojtar dhe aftësia për të identifikuar suksesin e mbajnë atë në pozitë shumë të mirë për zhveshtoren e Realit.

Vlerësimi i kandidatit: 2.5/5

Joachim Low

Përzgjedhësi i Gjermanisë ka kohqë të gjatë që lidhet me Realin. Me Kupën e Botës që gjendet prej vitesh në CV-në e tij, 58 vjeçari në mënyrë të qartë ka personalitetin për të shkelur në një klub të obsesionuar pas trofeve.

Loë ka qenë pjesë e rënëdsishme e kombëtares pancere tash e 12 vjet dhe pasi ka qenë prezent nga fillimi ai ka ndihmuar në transformimin e vendit të tij në një komb elitar të futbollit. Spanjës ju përfundua epoka në vitin 2014, kurse Brazilit ekipi i tij ja uli entuziazmin me fitore historike prej 7-1.

Një rinovim së fundmi dhe Botërorin që është afër fillimit e bën kalimin e tij te Reali me pak gjasa që të ndodhë, por pas Rusisë, Loë mund të ndjejë se puna e tij është bërë me Gjermaninë dhe mund të kthehet në menaxhmentin e klubeve për një mundësi të tillë të re.

Mungesa e statusit të tij në nivelin e klubeve mund të jetë kundër tij, pasi ka vetëm një peruidhë mbresëlënëse te Stuttgarti në karrierën e tij. A është kjo e mjaftueshme për Florentinon dhe të tjerët te Reali?

Vlerësimi i kandidatit: 2/5

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)