LAJMI I FUNDIT:

Spalletti mund të shkarkohet para ndeshjes kundër Parmas

Spalletti mund të shkarkohet para ndeshjes kundër Parmas
Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Duket se durimi i drejtuesve të Interit do të marrë fund më herët sa që është pritur për Lucaiano Sapllettin.

Pas humbjes ndaj Bolognas në Giuseppe Meazza me rezultat 0-1, kanë filluar raportimet e para për shkarkimin e trajnerit italian.


Sipas ANSA, menjëherë pas humbjes Spalletti është takuar me Giuseppe Marottan për të qartësuar situatën e krijuar.

Dëshpërimi pas humbjes (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Corriere della Sera shkon një hap më larg, sipas tyre 59-vjeçari duhet të shkarkohet nga detyra e trajnerit para ndeshjes kundër Parmas dhe pas saj do të mendohet për një zgjidhje.

Në tre ndeshjet e fundit zikaltrit kanë humbur dy dhe kanë barazuar një herë, po ashtu janë eliminuar nga Kupa e Italisë.

Inter 0-1 Bologna: Notat e lojtarëve, dëshpërojnë Brozovic dhe Candreva
Lexo po ashtu Inter 0-1 Bologna: Notat e lojtarëve, dëshpërojnë Brozovic dhe Candreva

Në vend të Spallettit deri në verë pritet të emërohet Esteban Cambiassso, pasi Antonio Conte është ende nën kontratë me Chelsean.

Aktualisht Interi është në vendin e tretë me 40 pikë, katër pikë më shumë se Milani në pozitën e katërt. /Telegrafi/