LAJMI I FUNDIT:

Southgate përmend rekordin e Kosovës në 14 ndeshje pa humbje: Ata janë të pamposhtur që moti

Southgate përmend rekordin e Kosovës në 14 ndeshje pa humbje: Ata janë të pamposhtur që moti
Gareth Southgate (Foto: Andrew Redington/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është deklaruar për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet më 10 shtator.

Ndeshja në mes të ‘Ter Luanëve’ dhe ‘Dardanëve’ do të zhvillohet në stadiumin ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do ta bëjë diferencën në Grupin A.


Southgate ka thënë se është në dijeni për lojën që e zhvillon Përfaqësuesja jonë dhe rekordin pa humbje që 14 ndeshje.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Kosova është një shembull i mrekullueshëm, njerëzit nuk dinë shumë për ta, por ata janë të pamposhtur që moti”, ka thënë Southgate.

“Ata janë një shtet i ri dhe shumë krenar që kanë disa futbollistë tejet të mirë, natyrisht se duhet të kemi kujdes ndaj tyre dhe të luajë lojën tonë”.

Kosova fillon stërvitjet para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë
Lexo po ashtu Kosova fillon stërvitjet para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë

“Kjo do të jetë një ndeshje testuese dhe mendoj se do t’i befasojë njerëzit. Pres nga ata (Kosova) dhe Republika e Çekisë të na nxisin në grup”, shtoi  më tej Southgate.

Anglia është lider i Grupit A me gashtë pikë, aq sa ka edhe Çekia, Kosova në vendin e tretë me pesë dhe Mali i Zi me Bullgarinë me dy. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori