LAJMI I FUNDIT:

Southampton fillon bisedimet me Chelsean për një transferim të përhershëm të shqiptarit Armando Broja

Southampton fillon bisedimet me Chelsean për një transferim të përhershëm të shqiptarit Armando Broja

Southampton po zhvillon bisedime me Chelsean për transferimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, i cili ka bërë përshtypje që kur u transferua në St Mary’s në huazim gjatë verës.

20-vjeçari shqiptar ka shënuar pesë gola në ligë që kur iu bashkua skuadrës së Ralph Hasenhuttl në fillim të sezonit dhe Southampton do të dëshironte ta nënshkruante sulmuesin në baza të përhershme.


Mbetet për t’u parë nëse lojtari shqiptar është pjesë e planeve afatgjata të Chelseat.

Marca: Armando Broja, nënshkrimi perfekt për të nisur epokën e re në Southampton
Lexo po ashtu Marca: Armando Broja, nënshkrimi perfekt për të nisur epokën e re në Southampton

Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Southampton të vetëdijshëm se klubet e tjera do të jenë të interesuara nëse sulmuesi vihet në dispozicion.

Broja, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Vitesse në Holandë, është një tifoz i Chelseat që në fëmijëri dhe erdhi nga akademia e klubit nga Stamford Bridge.

Sulmuesit shqiptar iu dha debutimi i tij për ekipin e parë nga Frank Lampard në mars të vitit 2020 dhe kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2026.

Te Southamptoni janë të dashuruar në Brojën - por Chelsea e ka në duar të ardhmen e sulmuesit shqiptar
Lexo po ashtu Te Southamptoni janë të dashuruar në Brojën - por Chelsea e ka në duar të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Thomas Tuchel, i cili e pa nga afër Brojën gjatë para-sezonit verën e kaluar, mund të dëshirojë të shohë nëse shqiptari është në gjendje të bëjë një ndikim për kampionët e Evropës sezonin e ardhshëm.

Ekziston një ndjenjë që Brojës do t’i jepet një mundësi për të hyrë në ekipin e parë të Chelseat nëse ai është ende në klub sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesit aktual kanë luftuar për qëndrueshmëri këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori