Southamptoni është i mahnitur nga forma e Armando Brojës dhe duan ta transferojnë ende pa përfunduar ky edicon.
Sulmuesi shqiptar është anëtar i Chelseat, me blutë që e huazuan te The Saints deri në fund të këtij sezoni.
Por, trajneri i Southamptonit – Ralph Hasenhüttl ka thënë se ata po mundohen të gjejnë një rrugë për të arritur marrëveshje me Chelsean.
“Do të gjejmë bisedën e duhur me lojtarin, agjentët, klubin. Çfarë duan ata, çfarë duan Chelsea”.
“Semmens është në kontakt të ngushtë me Marinën dhe ata do të gjejnë rrugët e duhura”, ka thënë strategu i Southamptonit.
Chelsea e sheh Brojën si lojtar i së ardhmes së tyre, derisa të interesuara për të raportohet të jenë edhe tri skuadra nga Liga Premier. /Telegrafi/
Southampton manager Hasenhuttl on bid ready for Armando Broja: “We will find the right conversation with the player, the agents, the club. What they want, what Chelsea want”. 🔵 #SaintsFC
“Semmens is in close contact with Marina and they will find the right conversations”. #CFC pic.twitter.com/DrkUuNDUur
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 15, 2022