LAJMI I FUNDIT:

Souloukou niset për në Londër për t’u takuar me Chelsean rreth Lukakut

Souloukou niset për në Londër për t’u takuar me Chelsean rreth Lukakut

Drejtoresha e Përgjithshme e Romës, Lina Souloukou thuhet se ka fluturuar për në Londër, ku do të takohet me Chelsean për të diskutuar për Romelu Lukakun, raportojnë mediat në Itali.

Sulmuesi belg ka refuzuar të kthehet në Inter dhe ka një marrëveshje me Juventusin, por bardhezinjtë duhet të shesin Dusan Vlahovic për të nënshkruar me sulmuesin belg.


La Gazzetta dello Sport dhe Il Tempo bëjnë të ditur se Roma gjithashtu po e vëzhgon me vëmendje 30-vjeçarin që dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Evropë dhe nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite.

Mourinho telefonon Lukakun, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij
Lexo po ashtu Mourinho telefonon Lukakun, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij

Sipas të dyja gazetave, drejtoresha e Romës, Lina Souloukou, është në Londër dhe pritet të takohet me Chelsean për të diskutuar një transferim të mundshëm për ish-yllin e Interit.

Megjithatë, TMW thekson se Roma mund ta përballojë Lukakun vetëm nëse Chelsea e dërgon atë në huazim duke paguar një pjesë të pagës së tij, të cilën Blutë kishin refuzuar ta bënin më herët në afatin kalimtar të verës gjatë negociatave me Interin dhe Juventusin.

Objektivi kryesor i Romës për sulmin mbetet Duvan Zapata, por kolumbiani thuhet se nuk është i sigurt për t’u bashkuar me Giallorossët nga Atalanta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori