Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e ftuar në “A live night”, në Top Channel, drejtuar nga Ledion Liço, ku si rrallëherë rrëfeu disa prej momenteve të fëmijërisë, ku ëndërronte të bëhej këngëtare, edhe pse prindërit dëshironin që ajo të bëhej doktoreshë.
“Unë nuk e di kur s’kam kënduar, mundoj të kujtoj një moment që nuk kam kënduar, por nuk ka, kam nisur që pesë vjeç. Ëndrra imë më e madhe ishte të bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare”.
“Nuk e dija kujt gjëje po i shkoja, thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë. Kam lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën nëntëvjeçare. Ka qenë një fëmijëri e bukur, edhe bota do e kishte zili, si Zvicra, me ski me slita me lojërat e dëborës dhe kur fillonte dëbora e parë çoheshim në mëngjes hapnim dritare”, ka thënë Soni.
View this post on Instagram
Ajo gjithashtu përshkroi edhe momentin kur u largua nga vendlindja e saj, Tropoja.
“Shkëputja nga Tropoja në ’91-shin ishte shumë e vështirë, e kam vuajtur shumë, më dukej sikur nuk i përkisja Tiranës. Mua më karakterizon këmbëngulja, nuk kisha dëgjuar për edicion, thjesht doja të bëhesha këngëtare. Nxënësit shkonin në shkollë dhe bënin detyra, unë përgatisja veten se në adoleshencë do të shkoja në festival. Deri 14 vjeç unë stërvitesha vetë vokalisht. Një ditë më tha mami se një vëllai i të njohurës së saj kishte një studio”.
“Kush e ka, kush e ka? pyesja mamin, ‘është vëllai i kësaj zonjës, ti nuk di të këndosh’. Unë ia bëja do bëj audicion dhe pikë dhe çdo ditë i thoja i the? I the? babai ma bënte po ca këngëtare, e ke thjesht hobi, ti do të bëhesh doktoreshë. Kishte ditë që përgatitesha me këngë të Mariah Carey dhe Whitney Houston , atje ishin Elton Deda, Redon Makashi. këndova, më thanë këndo ndonjë gjë tjetër. U them mbyllini dritat dhe filloj këndon ‘I will always love you’ dhe ata thanë po”, është shprehur Soni.
Soni Malaj është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar, e cila prej vitesh dhuron art duke lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare. /Top Channel/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën