LAJMI I FUNDIT:

Snoop Dogg fotografohet duke tymosur lëndë narkotike, pak ditë pasi deklaroi se kishte vendosur të largohej nga marihuana

Snoop Dogg fotografohet duke tymosur lëndë narkotike, pak ditë pasi deklaroi se kishte vendosur të largohej nga marihuana

Snoop Dogg, reperi 52-vjeçar, u fotografua duke pirë një cigare të fortë në pjesën e pasme të një SUV-i të zi pasi kishte darkuar në Santa Monica të mërkurën në mbrëmje, rreth një javë pasi i mashtroi shumë njerëz duke i bërë të besonin se ai do të ndalonte konsumimin e marihuanës.

Reperi i famshëm shijoi një vakt të ngrohtë italian në Giorgio Baldi me shokun e tij të famshëm, Don Cheadle, shkruan DailyMail.


Aktori i nominuar për “Oscar” – që do të festojë 59-vjetorin e tij të ardhshëm të mërkurën – Ddukej i buzëqeshur nga koha e kaluar me Snoopin (i lindur me emrin e vërtetë Calvin Broadus).

Don dhe Dogg janë miq të paktën prej pesë vitesh që nga kur ai fitoi një garë të ngrënies së specave të kuq për 100 dollarë në vitin 2018, gjatë një shfaqje në VH1, e quajtur “Snoop’s Potluck Dinner Party”.

'Ikona e kanabisit', Snoop Dogg thotë se ka hequr dorë nga pirja e marihuanës
Lexo po ashtu 'Ikona e kanabisit', Snoop Dogg thotë se ka hequr dorë nga pirja e marihuanës

Ndërkohë, Snoop – i cili ka 185.6 milionë ndjekës në rrjetet sociale – publikoi një deklaratë të befasishme të enjten e kaluar, duke shkruar: “Unë po ndaloj tymosjen e lëndëve barkotike. Pas shumë konsideratash dhe bisedash me familjen time, vendosa të ndaloj marihuanën. Ju lutem respektoni privatësinë time në këtë kohë”.

Të hënën, Dogg zbuloi se ishte vetëm një përpjekje për të shkuar viral për të nxitur fushatën reklamuese për furrën “Solo Stove” me vlerë 349.99 dollarë, edicionin e kufizuar ‘The Snoop Stove – Bonfire 2.0 + Stand’.

Të enjten, Snoop publikoi një video të vetes duke pirë një cigare të fortë dhe duke kërcyer me këngën e Peso Pluma dhe Jasiel Nuñez nga viti 2023, “Lagunas”, para se t’i drejtohej kamerës: “Gëzuar festën Ditës së Falënderimeve”.

Së shpejti, reperi amerikan do të prodhojë dhe do të luajë si Jaycen Jenning në komedinë e futbollit “The Underdoggs”, që do të publikohet në kinematë e ShBA më 26 janar për Metro-Goldwyn-Mayer.

Ai do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv dhe do të japë zërin për Scratch në filmin e animuar muzikor me vonë nga John D. Eraklis dhe Tara Nicole Whitaker, Pierre the Pigeon-Hawk. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori