LAJMI I FUNDIT:

Sneijder pensionohet nga Kombëtarja e Holandës

Sneijder pensionohet nga Kombëtarja e Holandës
Wesley Sneijder (Getty Images)

Mesfushori i njohur, Wesley Sneijder ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbollist i luajtur për Kombëtaren e Holandës.

Sneijder ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist i ekipit kombëtar të Holandës.


Ky pensionim nga kombëtarja për Sneijderin erdhi pas një takimi me trajnerin Ronald Koeman.

Sneijder: Zgjodha Galatasarayn para Liverpoolit, pasi jam fitues dhe dua trofe
Lexo po ashtu Sneijder: Zgjodha Galatasarayn para Liverpoolit, pasi jam fitues dhe dua trofe

Është vet 33-vjeçari holandez, i cili me anë të një postimi ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga Holanda.

 Sneijder është njëri nga lojtarët më ë mirë holandez të shekullit 21 (Getty Images)

“Jam krenar dhe i nderuar që kam luajtur për vendin tim për 15 vjet, 9750 minuta, 133 ndeshje, 85 fitore, 31 gola”.

“Futbolli është pasioni im. I uroj fat gjeneratës së ardhshme. Jepeni 100 për qind  gjithmonë”.

Zyrtare: Wesley Sneijder e vazhdon karrierën në Katar (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Wesley Sneijder e vazhdon karrierën në Katar (Foto)

“Deri në takimin tonë të radhës!”, ka shkruar Sneijder në postimin e tij në Twitter.

Ndryshe, Sneijder në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si Ajaxi, Real Madridi, Interi, Galatasaray dhe Nice, ndërsa momentalisht luan për klubin nga Katari, Al-Gharafa. /Telegrafi/