LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat angleze e duan transferimin e Konates, zbulohet klauzola e mbrojtësit francez

Skuadrat angleze e duan transferimin e Konates, zbulohet klauzola e mbrojtësit francez

Ibrahima Konate mund të transferohet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ka qenë gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild që ka raportuar për interesimin e katër klubeve të mëdha angleze për të.


Mbrojtësi i talentuar francez prej katër vitesh është pjesë e RB Leipzig dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Skuadrat e mëdha angleze si Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham Hotspur duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Bild ka zbuluar se mbrojtësi ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurove dhe nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara për të e paguan këtë shumë, mund ta transferon Konaten qysh në janar.

21-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me RB Leipzig, por ai ndihet i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Liverpooli shihet si skuadra favorite për transferimin e lojtarit pasi Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë francezin.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka nevojë urgjente për transferimin e një mbrojtësi qendror dhe nuk përjashtohet mundësia që brenda dy ditëve të fundit të afatit kalimtar ta bëjë një gjë të tillë.

Konate këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje me Leipzigun ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori