LAJMI I FUNDIT:

Skaneri natyral zbulon diagnozën tuaj: Nëpërmjet meditimit mund ta skanoni gjithë trupin

Skaneri natyral zbulon diagnozën tuaj: Nëpërmjet meditimit mund ta skanoni gjithë trupin

Bëjeni këtë meditim kur nuk jeni të sigurt se çfarë po ndodh saktësisht në trupin tuaj.

Me ndihmën e këtij ushtrimi do të bëheni diagnostikuesi më i mirë i gjendjes vetjake, ndërkaq stresi dhe tendosja do të dalin nga trupi në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

E vetmja gjë që ju nevojitet për këtë meditim të skanimit të trupit janë disa minuta dhe hapësira që të shtriheni dhe të qetësoheni.

Shtrijuni në shpinë apo uluni në atë mënyrë që të ndiheni rehat. Kushtoni kujdes se si ndihet trupi juaj.

Orientoni vëmendjen te frymëmarrja. Orientoni vëmendjen te koka dhe kushtoni kujdes pjesëve në të cilat ndieni tendosje. Lirojeni atë stres me çdo nxjerrje fryme.

Orientoni tani kujdesin te veshët tuaj, a dëgjoni ndonjë tingull?

Pastaj kaloni te qafa dhe supet. Këto janë zonat në të cilat grumbullohet stresi ashtu që tani i vizualizoni dhe nëpërmjet nxjerrjes së frymës lironi tendosjen e grumbulluar.

Kushtoni kujdes tani supeve dhe shpinës dhe pjesëve të trupit të cilat prekin dyshemenë apo karrigen. Kalojeni fokusin në koshin e kraharorit. Vështroni nga brenda se si kraharori ulet dhe ngrihet me frymëmarrje. Vendosni duart në stomak dhe ndieni se si ai lëvizet në harmoni me frymëmarrjen.

Kalojeni vëmendjen në pjesën e poshtme të shpinës dhe kushtoni kujdes nëse ekziston tendosja në atë pjesë të trupit. Pastaj kaloni nëpër komblik, kërdhokulla dhe në pjesën e të ndenjurave.

A ndieni që trupi po ju lirohet me çdo nxjerrje fryme?

Tani orientoni vëmendjen te këmbët: a ndieni peshën, ngërçin apo këmbët ju janë të lehta dhe të relaksuara?

Në fund, orientoni vëmendjen te shputat. Kushtoni kujdes çdo pjese të shputave dhe merrni frymë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori