LAJMI I FUNDIT:

Skandali i Mauro Icardit me China Suarez, zbulohen mesazhet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin

Skandali i Mauro Icardit me China Suarez, zbulohen mesazhet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin

Çifti më i komentuar i botës së futbollit duket se nuk është më, të paktën tani për tani, me daljen në pah se Wanda Nara zbuloi disa mesazhe intime të dërguara midis burrit të saj, Mauro Icardi dhe China Suarez, një modele dhe aktore nga Argjentina.

Duhet theksuar se Suarez ka mohuar të jetë fajtor për ndarjen e Icardi/Nara , edhe pse nuk ka të ngjarë të ketë shumë që ndjejnë simpati për dyshen pas mënyrës në të cilën u krijua marrëdhënia e tyre fillimisht.


Situata shpërtheu të shtunën pasdite me postimin e Wanda Naras në mediat sociale ‘një familje tjetër që keni shkatërruar për një prostitutë’.

Thashethemet për një ndarje u përhapën më pas, me Los Angeles de la Manana që zbuloi se Nara kishte gjetur mesazhe mes çiftit në Telegram.

“Një ditë ne duhet të largohemi dhe të shkojmë diku në botë ku nuk ju njohin hahaha”, është ajo që thuhet se China Suarez i dërgoi sulmuesit argjentinas.

E akuzoi për tradhti - Mauro Icardi merr vëmendje me një fotografi të publikuar përkrah Wanda Naras
Lexo po ashtu E akuzoi për tradhti - Mauro Icardi merr vëmendje me një fotografi të publikuar përkrah Wanda Naras

Për ironi, Yanina Latorre, një kolumniste për El Trece, konfirmoi se episodi filloi kur Icardi kërkoi të shihte mesazhet private të gruas së tij, pasi ai ishte tejet i shqetësuar.

China Suarez dhe Mauro Icardi

Situata pastaj u përmbys kur ajo ra dakord me kusht që të mund të shihte të tijin, dhe këtu zbuloi mesazhin që supozohej të ishte me China Suarez.

Nga ana tjetër, futbollisti ka publikuar një fotografi në InstaStory me partneren e tij me të cilën thuhet se ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Se si do të rrjedhë kjo ngjarje, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Magazina
Kalo në kategori