Situata me murtajën afrikane të derrave në RMV është e qëndrueshme, nuk ka shpërthim të ri
Situata me murtajën afrikane të derrave është stabile, nuk ka shpërthim të ri.
Nga dje janë vrarë dhe asgjësuar pa dëm 1305 derra, njoftoi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Nikollçe Babovski, në mbledhjen e sotme të parë të Trupit Koordinues të themeluar me vendim të Qeverisë.
Takimi u mbajt në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), ndërsa Babovski në cilësinë e kryetar të Trupit Koordinues për përmirësimin e koordinimit institucional dhe marrjen e masave për përballjen me këtë sëmundje, i njoftoi anëtarët e tjerë se në zonat mbrojtëse prej tre kilometrash dhe në zonat nën vëzhgim në një rreze prej 10 kilometrash rreth pikave të nxehta zbatohen pa problem masat e përcaktuara.
“Gjendja e sëmundjes është stabile që nga konfirmimi i rastit të fundit në Obleshevë në datën 12 të këtij muaji, gjegjësisht për fat të mirë për momentin nuk ka asnjë shpërthim të ri të konfirmuar. Të gjitha pikat e nxehta me raste të konfirmuara pozitive janë mbyllur, masat e shpopullimit janë zbatuar plotësisht në 3. Prej ditës së djeshme në zonat 3 km janë vrarë dhe larguar pa dëm 1305 derra. Masat për mbikëqyrje aktive dhe pasive të sëmundjes së murtajës afrikane të derrave zbatohen në të gjithë territorin e vendit”, theksoi drejtori Babovski, transmeton Tv21.
Për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar humbjet ekonomike të kultivuesve të derrave, veçanërisht në fermat komerciale, shtoi Babovski, është e pashmangshme vazhdimi i bashkëpunimit në zbatimin e masave nga të gjitha palët e interesuara në këtë sektor.
U arrit konkluzioni që AUV dhe MBPEU t’i propozojnë Qeverisë në kohën më të shkurtër të mundshme formimin e një fondi të dedikuar ndërhyrjeje me një buxhet të propozuar, për zbatimin e shpejtë dhe në kohë të masave për kontrollin dhe zhdukjen e murtajës afrikane te derrat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës