Situata e Dybalas, agjenti mbyll çështjen e rinovimit me Juventusin

112:"during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy. 17:"Valerio Pennicino

Agjenti i Paulo Dybalas ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që lojtari i tij do të vazhdojë me Juventusin.
Argjentinasi është në bisedime me klubin për të rinovuar kontratën tash e disa muaj.
Ka pasur spekulime se ai mund të bashkohet me Real Madridin ose Barcelonën, por agjenti thotë se ai do të qëndrojë në Torino.
“Nuk ka asnjë dyshim, marrëveshja do të kryhet”, ka thënë për Gazzetta dello Sport, agjenti Pierpaolo Triulzi.
Me marrëveshjen aktuale Dybala përfiton 2 milionë euro, por paga e tij e re fikse pritet të jetë 5 milionë euro.
Më bonuset e përfshira paga e tij mund të arrijë në 7 milionë euro, duke iu afruar asaj të Gonzalo Higuain që përfiton 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































