LAJMI I FUNDIT:

Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve, Brazili e fiton Botërorin

Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve, Brazili e fiton Botërorin
Brazili (Getty Images)

Brazili është skuadra favorite për të triumfuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Nuk është thjesht një perceptim i të pasionuarve të futbollit, por përfundimi i një studimi të thelluar të ekspertëve të ndryshëm të statistikave dhe matematikës.


Shkencëtarët e universiteteve të ndryshme (Innsbruck dhe Munster) dhe specialistë të shoqërive të analizave ekonomike (Deloitte) kanë përllogaritur javët e fundit mundësitë që kanë skuadrat pjesëmarrëse për të fituar Botërorit.

Ardian Kozniku si fitues i medaljes së bronztë në një botëror, analizon kombëtaret e Kupës së Botës "Rusia 2018"
Lexo po ashtu Ardian Kozniku si fitues i medaljes së bronztë në një botëror, analizon kombëtaret e Kupës së Botës "Rusia 2018"

Shumë modele analizash nxjerrin Brazilin, favoritin kryesor, përcjell Supersport.

Kombëtarja e Brazilit (Getty Images)

Studime të ndryshme dalin në fund në të njëjtin konkluzion: mundësitë më të mëdha janë që Brazili të përballet ne finale me Gjermaninë, kampionen në fuqi të Botërorit.

Ndryshe, Kupa e Botës fillon sot (e enjte) me fillim nga ora 17:00.

Sot fillon Kampionati Botëror, ndeshja Rusi-Arabi Saudite e bën hapjen
Lexo po ashtu Sot fillon Kampionati Botëror, ndeshja Rusi-Arabi Saudite e bën hapjen

Ndeshja e parë është ajo në mes nikoqirit Rusisë ndaj Arabisë Saudite.

Në anën tjetër, Brazili kampionatin botëror e fillon të dielën në ndeshje ndaj Zvicrës.