LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Pensionistëve të Kosovës kërkon të trajtohet në Kuvend gjendja e pensionistëve kontribut dhënës

Sindikata e Pensionistëve të Kosovës kërkon të trajtohet në Kuvend gjendja e pensionistëve kontribut dhënës

Federata sindikale e pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, ka reaguar përmes një komunikatë ndaj institucioneve të Kosovës, duke renditur disa kërkesa të cilat ata kërkojnë që të merren parasysh nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ata kërkojnë që të bëhet një ligj gjithpërfshirës, duke marrë për bazë shtetet e rajonit dhe tu mundësohet që të gëzojnë edhe pensionin e paraluftës.


“Apelojmë të bëhet Ligji gjithë përfshirës, siç e kanë shtetet e rajonit. Pensioni minimal duhet të jetë sa rroga minimale e punëtoreve civile, siç është kudo, patjetër të lexohet dhe aplikohet Ligji, me rastin e rritjes së rrogave, edhe pensionet sipas nenit 13 e 14, për pensionistet e paraluftës, termi PENSION, është i pa vend, sepse kontributet janë derdh në Fondin e Kosovës, të grabitur nga Serbia, andaj i ashtuquajturi pension duhet quajtur NDIHMË SOCIALE, sepse merret nga buxheti shtetëror i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Reagimi i plotë:

Federata Sindikale e Pensionisteve dhe të Moshuarve te Kosovës, në emër të subjekteve pensioneve të Kosovës, REAGON NDAJ INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS.

Nga mos përgjegjësia, indolenca dhe indiferenca ndaj kësaj shtrese, pensionistet e Kosovës gjendjen ne gjendje te mjerueshme, ne krahasim me pensionistet e rajonit dhe Evropës. Për 20 vite jetojnë pa Ligj. Edhe Ligji i skemave pensionale nga viti 2015 u shpall DISKRIMINUES, nga FSPIK-ës dhe subjektet tjera pensionale, por edhe nga Komisioni i MPMS, Komisioni legjislativ i parlamentit, e tjerë, por fatkeqësisht të gjitha materialet e këtyre tubimeve mbesin në sirtar dhe asnjëherë nuk vihen në rend dite te parlamentit, por mbeten në sirtarët e përfaqësuesve të institucioneve, bashkë me premtimet e shumta gjatë fushatave, sikur edhe Qeveria KURTI.nga e cila është pritur më së shumti nga ensionistët dhe përgjithësisht për gjendje të përgjithshme sociale. Nga kjo papërgjegjësi, pensionistët e Kosovës nuk marrin pension të paralufte: shqiptarët, turqit, hashkalinjët, boshnjakët, e tjerë, përveç serbëve, te cilët marrin pension nga Serbia, bile edhe nga Kosova, edhe pse ketë të drejtë në pension, e ka konfirmua Gjykata e Strasburgut, se Serbia duhet te përmbush obligimet ndaj të gjithë pensionisteve.

Por zbatimin e tij e pengon politika ditore e Serbisë, qe është një turp i llojit vet ?! Si mundet politika ditore, ta pengon zbatimin e Vendimit te Strasburgut ?! Kjo ndodhë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Pensioni është prone private, andaj naiviteti i Edita Tahirit, se problemi i pensioneve duhet të hyje në bisedime politike, është padrejtësi, sepse pensionet janë pronë private e jo asete shtetërore e publike. Njëkohësisht apelojmë:

1.Të bëhet Ligji gjithë përfshirës, siç e kane shtetet e rajonit.

2.Pensioni minimal duhet te jete sa rroga minimale e punëtoreve civile, siç është kudo,

3.Patjeter të lexohet dhe aplikohet Ligji, me rastin e rritjes se rrogave, edhe pensionet sipas nenit 13 e 14,

4.Për pensionistet e paralufte, termi PENSION, është i pa vend, sepse kontributet janë derdh ne Fondin e Kosoves, të grabitur nga Serbia, andaj i ashtuquajturi pension duhet quajtur NDIHME SOCIALE, sepse merret nga buxheti shteteror i Kosoves.

Kulminacioni i aburdiitetit arrin me rastin e propagandës zgjedhore, kur bëhen premtime të shumta, me plotë gojë për pensionistë, ndërsa pas fushatës as që përmenden, bile në kohët e fundit, me rastin e rritjes se rrogave, në kohën e Ramushit, në prezencën e tij, Bedri Hamza thot: “ rritja nuk vlen për pensionistët”, që është edhe nënçmim, mandej edhe para dy dite, deputeti i kësaj partie AAK-Abrashi, flet për qytetarët, të cilët duhet ndihmuar në këtë kohë pandemie, pa i përmendur pensionistët, të cilët e kanë gjendjen materiale më të keqe në rajon!

Andaj, Federata Sindikale e Pensionistëve dhe të gjitha subjekteve përfaqësuese të pensionistëve, në mënyrë unanime, lusim Qeverinë, Kuvendin e Kosovës dhe grupet parlamentare, që në mbledhjen e parë të Kuvendit të Kosovës, të vejë në rend dite: “gjendja e pensionistëve kontribut dhënës të Kosovës.” Kemi besim të plotë, se Qeveria, Kuvendi dhe të gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës e dinë gjendjen e mjerueshme të pensionistëve të Kosovës-qytetarë dhe votues të Kosovës.

Në emër të subjekteve përfaqësuese të pensionistëve të Kosovës,

Prof. Sylejman Meta.

Prishtinë, /Telegrafi/