LAJMI I FUNDIT:

Simeone e do rikthimin e Agueros te Atletico

Simeone e do rikthimin e Agueros te Atletico
Sergio Aguero (Getty Images)

Trajneri argjentinas, Diego Simeone kërkon rikthimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Agueros, te Atletico Madridi.

Aguero ka zhvilluar një sezon me luhatje nën urdhrat e Pep Guardiolas tek City këtë vit.


Lenia në bankën e rezervistëve si zëvendësues i Gabriel Jesus ka ngjallur thashethemet për një largim të Agueros nga Etihad.

Atletico Madridi fillon kontaktet me Agueron
Lexo po ashtu Atletico Madridi fillon kontaktet me Agueron

Njëra nga skuadrat e interesuara është padyshim ajo spanjolle, Atletico Madrid, në të cilën Aguero ka luajtur para transferimit te City.

Sergio Aguero (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, është trajneri Simeone, i cili dëshiron rikthimin e Agueros te Atletico.

Me Antoine Griezmann i pritur për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë, Simeone e sheh Agueros si zëvendësuesin ideal.

Reali ka gati ofertën për Agueron
Lexo po ashtu Reali ka gati ofertën për Agueron

Megjithatë, transferimi i yllit argjentinas nuk do të jetë i lehtë pasi Loc Colchoneros do të ketë rival Real Madridin për shërbimet e tij.

Edhe ylli tjetër argjentinas, Angel Di Maria konsiderohet si opsion tjetër për skuadrën nga Wanda Metropolitano. /Telegrafi/