LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina triumfon ndaj Golden Eagle Yllit dhe fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina triumfon ndaj Golden Eagle Yllit dhe fiton Kupën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 76-82 (16:27, 19:14, 27:23, 14:18).

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:8, derisa epërsinë më të lartë e arritën në 11 pikë, 6:17, derisa çerekun e parë e përfunduan në të mirë të tyre 16:27. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke pasur epërsi 18:31, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat dhe pjesa e parë përfundon 35-41.


Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, dhe arrin që të kalojë në epërsi 60:59, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:64. 10 e minutat e fundit ishin mjaft interesant dhe dramatik.

Therandasit afrojnë rezultatin në 66:67, por Prishtina me një seri prej 6:0, shkëputet në 66:73. Dramë u zhvillua deri në momentet e fundit, por Prishtina u tregua më e vëmendshme dhe triumfoi 76-82.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Nigel Johnson me 21 pikë, 7 kërcime e 13 asistime.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori