LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton në udhëtim te Vëllaznimi

Sigal Prishtina fiton në udhëtim te Vëllaznimi
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim 71-79 (14:22, 18:22, 21:11, 18:24), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes i barabartë, por në 2-3 minutat e fundit të çerekut të parë, prishtinasit u shkëputën për të fituar këtë pjesë 14:22. Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku e ngritën epërsinë në 17 pikë, 19:36, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 32-44.


Kuqezinjtë të përkrahur nga tifozët vendas nuk u dorëzuan dhe arritën përmbysjen e madhe për të barazuar shifrat në 46:46 dhe kaluan në epërsi 53:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:55. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtarë, basketbollistët prishtinas ishin më të vëmendshëm, duke fituar në fund 71-79.

Te Vëllaznimi u dalluan Damonte Dodd me 10 pikë e 11 kërcime dhe Emmanuel Omogbo me 17 pikë, kurse te Sigal Prishtinas u dalluan Derrick Wilson me 19 pik, tetë kërcime e gjashtë asistime dhe Dustin Thomas me 19 pikë e shtatë kërcime.

Kuqezinjtë kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori