LAJMI I FUNDIT:

Si tentoi Galatasaray ta zbriste Milot Rashicën nga aeroplani privat i Besiktasit

Si tentoi Galatasaray ta zbriste Milot Rashicën nga aeroplani privat i Besiktasit

Milot Rashica që sezonin e kaluar luajti në formë huazimi te Galatasaray është transferuar te rivali i madh i tyre, Besiktas.

Ylli shqiptar i cili për një kohë të gjatë ishte në agjendën e Galatasaray, ka arritur marrëveshje me Besiktasin dhe ka nënshkruar kontratën, duke u prezantuar të mërkurën.


Thuhet se pak para se Rashica të vinte në Stamboll për transferim, drejtuesit e Galatasarayt e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë të mos hipë në avion privat të rezervuar nga Besiktas, shkruan gazeta  e njohur turke Milliyet.

Në lidhjen telefonike thuhet se futbollisti 27-vjeçar ka përdorur shprehje të qarta ndaj drejtuesve të Galatasaray, duke iu thënë: “Jeni duke më vonuar me premtimet e juaja”.

Tutje shkruhej se Galatasaray kanë tentuar në të gjitha mënyrat për të zbritur nga avioni yllin kosovar, por nuk ia kanë arritur.

Turqia tokë e bekuar për futbollistët shqiptarë, 17 prej tyre pjesë e Superligës - numri pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të muajit
Lexo po ashtu Turqia tokë e bekuar për futbollistët shqiptarë, 17 prej tyre pjesë e Superligës - numri pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të muajit

Besiktas tashmë e ka regjistruar Rashicën dhe ai do të jetë gati për ndeshjen e radhe të klubit turk.

‘Shqiponja’ do të paguajë te Norwich  një tarifë totale prej 5.250.000 euro për katër sezone, duke filluar nga sezoni 2023-2024.

Zyrtare: Milot Rashica, lojtar i Besiktas
Lexo po ashtu Zyrtare: Milot Rashica, lojtar i Besiktas

Milot Rashica sezonin e kaluar me Galatasarayn luajti në 30 ndeshje zyrtare ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 7 asistime. Vlera aktuale e Milot Rashicës në treg është 8 milionë e 500 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori