LAJMI I FUNDIT:

Si të merrni atë çfarë dëshironi: Top truqet psikologjike për të krijuar avantazh në çdo aspekt

Si të merrni atë çfarë dëshironi: Top truqet psikologjike për të krijuar avantazh në çdo aspekt

Edhe nëse jeni unik në mënyrën tuaj, ne të gjithë e kemi të njëjtën natyrë njerëzore.

Ajo na lejon të krijojmë lidhje me tjerët dhe, më e rëndësishmja, t’i zbulojmë truqet për mënyrën e tyre të të menduarit, transmeton Telegrafi.


Më poshtë i keni disa truqe interesante psikologjike të cilat kanë efekt të fortë në thuajse secilin person.

Si të merrni çfarë dëshironi

Nëse dëshironi që dikush të bëjë diçka për ju, atëherë kërkoni diçka më shumë para se t’ia thoni kërkesën origjinale.

Pasi njerëzit i refuzojnë kërkesat e mëdha, ata kanë tendenca t’i pranojnë kërkesat më të lehta.

Kjo në veçanti funksionon kur provoni ta bindni dikë diçka.

Jepuni atyre 2 opsione në të njëjtën kohë: gjënë që e dëshironi ju dhe një kërkesë tjetër më të vështirë.

Pra, me këtë e bëni kërkesën tuaj të duket më e thjeshtë.

Mosmarrëveshjen shndërroheni në avantazh

Kur njerëzit ju tregojnë gjëra me të cilat nuk pajtoheni, mos i kundërshtoni ashpër.

Fillimisht pranoni atë çfarë po thoni me fjalët si, “pe kuptoj çfarë dëshiron të thuash” dhe vazhdoni mendimin tuaj duke pyetur “por a ke menduar ndonjëherë për këtë pjesë…”.

Kjo mënyrë e sjelljes do t’ju ndihmojë ta jepni mendimin tuaj pa u penguar dhe pa ju kundërshtuar tjerët.

Vlera e prindërve

Ju mund të merrni vëmendje duke u thënë njerëzve se nëna apo babai ju ka mësuar diçka.

Njerëzit e kanë shprehi të pajtohen me figurën disiplinore tradicionale dhe e respektojnë një nënë apo baba duke i menduar prindërit e vet.

Si të veproni në momentet e heshtjes

Gjatë një heshtje të çuditshme me personin që ju pëlqen, pyeteni atë diçka për veten.

Edhe personat më të heshtur në botë kanë dëshirë të flasin për veten.

Ata menjëherë do t’ju pyesin diçka dhe heshtja shndërrohet në bisedë të rrjedhshme.

Vetëbesimi tërheq njerëz

Pasi të përfundoni atë çfarë keni për të thënë gjatë negocimit, thjesht shikojeni personin tjetër në sy dhe pritni në heshtje.

Vendosmëria juaj do të ndikojë pozitivisht në perceptimin e tjerëve për atë që sapo e thatë.

Nëse e humbni kontaktin me sy pas atyre momenteve intensive, menjëherë do ta humbni interesimin.

Bëni të ndihen të rëndësishëm

Përdorimi i fjalëve të duhura mund të bëjë dallim të madh kur të keni nevojë për ndihmë.

Njerëzit kanë tendenca t’ju ndihmojnë nëse i prezantoni kërkesat si favore.

Egoja e tyre do t’i bëjë të ndihen sikurse janë duke jua plotësuar një dëshirë.

Prandaj, provoni të përdorni fraza të thjeshta si “Të lutem ma bëj një favor” ose “Kam nevojë për ndihmën tënde”.

Përsëriteni mendimin tuaj

Përsëritja është mënyra më e mirë për ta krijuar një ide konkrete në mendjet e njerëzve.

Nëse dëshironi t’ia impononi mendimin tuaj dikujt tjetër, vetëm përsëriteni në kontekste të ndryshme ose thjesht thojeni të njëjtën gjë në bisedë por me shprehje të ndryshme.

Pasi ta kenë dëgjuar disa herë, njerëzit e perceptojnë idenë si me qenë e tyre.

Krijoni besim për të ndërtuar besueshmëri

Kur dëshironi të ndërtoni besueshmëri në ambient shoqëror, pranoni gabimet e vogla që i keni.

Kjo i bën njerëzit ta shohin anën tjetër tuajën dhe do t’ju pranojnë si person të sinqertë.

Kjo pastaj ju jep avantazh. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side 

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori