LAJMI I FUNDIT:

Si të kuptoni se frymëmarrja e foshnjës dhe fëmijës tuaj është e keqe: Mjekja paralajmëron për këto gjëra

Si të kuptoni se frymëmarrja e foshnjës dhe fëmijës tuaj është e keqe: Mjekja paralajmëron për këto gjëra

Këto janë shenjat që duhet ta dërgoni te mjeku

Frymëmarrja e bebeve dhe e fëmijëve në periudhën e viruseve dhe infeksioneve di të frikësojë prindërit, mirëpo është me rëndësi t’i dalloni simptomat të cilat ju bëjnë me dije që duhet t’i dërgoni te mjeku.


“Me kaq shumë kollë dhe ftohje që po ndodhin tani, mund të jetë shumë e vështirë të dini se frymëmarrja e fëmijës suaj është diçka për të cilën duhet ta çoni atë te mjeku”, tha Dr Sara.

Dr. Sara Kayat ka shpjeguar si të vlerësoni frymëmarrjen e fëmijës suaj dhe të kuptoni a është koha të shkoni te mjeku, transmeton Telegrafi.

“Me sa kollitje dhe ftohje të cilat aktualisht ndodhin, mund të jetë shumë e vështirë të kuptoni që frymëmarrja e fëmijës tuaj është diçka që do të duhej ta dërgoni te mjeku”, thotë mjekja.

Ajo ka zbuluar katër hapa të cilët duhet t’i ndërmarrin prindërit kur vlerësojnë frymëmarrjen e fëmijës:

Shikoni fëmijën tuaj dhe vlerësoni a është teni i tij më i zbehtë se zakonisht.

▪ Shikoni a i janë zgjeruar vrimat e hundës dhe a ka gërhitje në gabzherr. Kjo do të duket sikur thithin me pjesën e parë të qafës kur marrin frymë. Kujdes për recesionin ndër brinjë – tërheqjen e muskujve midis brinjëve kur marrin frymë.

▪ Vini re nëse dëgjoni një tingull të vrazhdë si fishkëllimë ose një tingull i lartë.

▪ Hapi i tretë është llogaritja. Dr. Sara thotë se duhet të kontrolloni grafikun e ritmit të frymëmarrjes që përshkruan sa frymëmarrje në minutë duhet të ketë fëmija juaj për moshën e tij. Për shembull, kufiri i poshtëm është 25 frymëmarrje për një fëmijë 0-3 muajsh, me një interval normal midis 34-57.

▪ Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë arsye, ju lutemi kontaktoni mjekun e fëmijës suaj. Instinkti juaj është arsye e mjaftueshme për të shkuar në spital.

Tabela e ritmeve të frymëmarrjes:

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori