LAJMI I FUNDIT:

Si do të dukej Chelsea i Maurizio Sarrit nëse blihen të gjithë lojtarët që italiani i kërkon

Si do të dukej Chelsea i Maurizio Sarrit nëse blihen të gjithë lojtarët që italiani i kërkon

Chelsea beson që mund të rivalizojë për titull pasi është 10 pikë pas lider të Ligës Premier, Liverpoolit.

Tashmë ata kanë qenë mjaft aktive në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.


Klubi e ka përfunduar blerjen në vlerë 58 milionë funte të yllit të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

Por i yll nga SHBA, Pulisic, do të bashkohet me klubin vetëm në verë.

Por Chelsea nuk do të ndalet me kaq. Klubi është duke planifikuar disa transferime ‘bombë’ në ditët në vijim.

Më poshtë e gjeni një formacion se si do të dukej Chelsea i ri nëse arrin t’i blejë lojtarët.

Portieri

Porta është siguruar për shumë kohë. Aty është rekordi botëror që u ble për 71.6 milionë funte, Kepa.

Sarri absolutisht e pëlqen shumë portierin dhe nuk ka menduar për ndonjë zëvendësim.

Mbrojtja

Mbrojtja e Chelsea ka kryer punë këtë sezon, më mirë se sa në sezonin  shkuar.

David Luiz është kthyer në formacion, por Gary Cahill nuk është paraqitur fare. Andreas Christensen nuk ka gjetur edhe ai aq shumë minuta.

Hummels mund të largohet nga Gjermania, me Sarrin që e pëlqen shumë.

Ndërkohë, kërkohet edhe Hysaj nga Napolit, si zëvendësues i Cesar Azpilicuetas.

Antonio Rudiger dhe Marcos Alonso, mund të mbesin.

Mesfusha

Edhe në mesfushë mund të ketë ndryshime. N’golo Kante dhe Jorginhon, i kanë të sigurta vendet, por po kërkohet edhe një mesfushor.

Ross Barkley, Cesc Fabregas, Ruben Loftus Cheek dhe Mateo Kovacicm luftojnë në të shumtën e kohën për një vend.

Nicolo Barella është emri që po kërkohet dhe mund ta vijë nga Cagliari.

Sulmi

Ajo që Chelsea po vuan këtë edicion është sulmi, pasi Alvaro Morata dhe Olivier Giroud, nuk po arrijnë të shënojnë rregullisht.

Edhe Callum Hudson-Odoi, Willian dhe Pedro, janë përdorur shumë në këtë kohë, por pa jap shumë.

Klubi është i lidhur me Gonzalo Higuainin në muajt e fundit, ndërsa në listë është edhe Mauro Icardi.

Me Hazard, Higuain dhe Icardi, Chelsea më në fund mund të konkurrojë për titull me klube si Liverpoolit dhe Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori