LAJMI I FUNDIT:

Si në kohërat e vjetra – Zidane tregon klasin e tij në ndeshjen mes legjendave të Real Madridit dhe Portos

Si në kohërat e vjetra – Zidane tregon klasin e tij në ndeshjen mes legjendave të Real Madridit dhe Portos

Zinedine Zidane ka treguar se klasi i tij nuk ka humbur në një ndeshje mes legjendave të Real Madridit dhe atyre të Portos që u zhvillua sot (e shtunë) në “Santiago Bernabeu”.

Të ardhurat e kësaj ndeshje bamirësie u dhuruan në luftën kundër ALS, një sëmundje e neuroneve motorike si dhe Fondacionit të Real Madridit.


Formacioni startues i Real Madridit kishte në përbërje shumë yje, duke përfshirë Raul Gonzalez, Roberto Carlos, Luis Figo, Steve McManaman dhe Zidane.

Përkundër fitores së Portos, nga një gol i ish-yllit sllovak Marek Cech, Zidane i rikujtoi të gjithëve aftësitë e tij të dikurshme dhe klasin në fushën e futbollit.

Në moshën 51-vjeçare, francezi me disa driblime dhe pasime të bukura bëri që turma në Bernabeu të ndjente nostalgji për kohërat e vjetra.

Zidane iu bashkua Real Madridit nga Juventusi në 2001 duke luajtur një rol kyç për ‘Los Blancos’ gjatë pesë viteve sa i kaloi aty.

Ish-reprezentuesi francez shënoi 49 gola në 230 paraqitje për gjigantin spanjoll, duke përfshirë golin në finalen e Ligës së Kampionëve në 2002 ndaj Bayer Leverkusenit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori