LAJMI I FUNDIT:

Si mund të rikthehet Juventusi sërish në krye të Serie A – ka tashmë një formulë

Si mund të rikthehet Juventusi sërish në krye të Serie A – ka tashmë një formulë

Ish-presidenti i Genoas dhe Livornos, Aldo Spinelli beson se Juventusi do të rikthehet këtë sezon të ri.

Spinelli këmbëngul se Zonja e Vjetër mund të përballojë konkurrencën nga kampioni në fuqi Napoli me një strategji të zgjuar.


Ai tha për Tuttosport: “Duke u fokusuar te lojtarët e rinj dhe investimet e synuara, për mua do të kthehet epoka kur ata dominonin në Serie A”.

Pogba luajti vetëm 161 minuta sezonin e kaluar: Sauditët i ofrojnë 100 milionë euro në sezon
Lexo po ashtu Pogba luajti vetëm 161 minuta sezonin e kaluar: Sauditët i ofrojnë 100 milionë euro në sezon

“Besoj se tashmë në sezonin e ri, bardhezinjtë do të jenë në gjendje të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me Interin dhe Napolin”.

“Ata mund ta kishin bërë edhe në edicionin e fundit, nëse nuk do të kishin shpenzuar keq: kjo skuadër ka nevojë për substancë, jo lojtarë si (Paul) Pogba apo (Angel) Di Maria që ju tregojnë klasin e tyre disa herë në ndeshje”, ka shtuar më tej ai.

Juventusi synon që në këtë verë të shesë disa lojtarë, në mënyrë që të dalë në bilanc pozitiv financiar. /Telegrafi/