LAJMI I FUNDIT:

Pogba luajti vetëm 161 minuta sezonin e kaluar: Sauditët i ofrojnë 100 milionë euro në sezon

Pogba luajti vetëm 161 minuta sezonin e kaluar: Sauditët i ofrojnë 100 milionë euro në sezon

Paul Pogba mbërriti verën e kaluar te Juventusi si lojtar i lirë nga Manchester United. Mesfushori francez luajti në tetë ndeshje për skuadrën italiane sezonin e kaluar, duke zhvilluar 161 minuta.

Mesfushori 30-vjeçar ka qenë i rrënuar nga lëndimet gjatë gjithë sezonit, kështu që klubi shpreson se kjo është një gjë e së kaluarës.


E ndërsa Pogba po përgatitet për fillimin e sezonit të ri, nga Italia vijnë lajme se ai mund të përfundojë në Arabinë Saudite.

Fillimi i fundit për Agnellin: Juventus transferoi Ronaldon sot pesë vite më parë
Lexo po ashtu Fillimi i fundit për Agnellin: Juventus transferoi Ronaldon sot pesë vite më parë

Romeo Agresti pretendon se mesfushori francez ka pranuar ofertë nga Al-Ittihad, në të cilin luajnë ish-bashkëlojtarët e tij në kombëtare, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Pogba vizitoi kampin e klubit dhe sauditët thuhet se po i ofrojnë 100 milionë euro në sezon.

Mirëpo, disa burime nga Italia pohojnë se Pogba po qëndron te Juventusi pasi ndihet borxhli ndaj klubit për shkak të sezonit të kaluar në të cilin nuk ka mundur të japë asnjë kontribut për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori