LAJMI I FUNDIT:

Shumica e monumenteve të Parisit do të “zhyten në terr” në orën 22:00 pas rritjes së kostos së energjisë elektrike

Shumica e monumenteve të Parisit do të “zhyten në terr” në orën 22:00 pas rritjes së kostos së energjisë elektrike

Parisi do të fillojë të fikë dritat dekorative që zbukurojnë monumentet e qytetit disa orë më herët se zakonisht.

Kështu, si pasojë Kulla Eiffel dhe të tjera monumente do të “zhyten në errësirë” – për të përballuar kostot e larta të energjisë elektrike, thanë zyrtarët të martën.


Shumica e monumenteve të operuara nga qyteti tani do të mos ndriçohen nga ora 22:00, një zhgënjim i mundshëm për dhjetëra miliona turistë në “Qytetin Romantik të Dritave”.

Kulla Eifel, zakonisht me një shkëlqim të ngrohtë deri në orën 1:00 të mëngjesit, tani do të errësohet pasi të largohet vizitori i fundit, në orën 23:45.

Por dritat e rrugëve do të mbeten të ndezura për shkak të sigurisë, si dhe ndriçimi i urave të zbukuruara të qytetit mbi lumin Seine, tha kryebashkiakja Anne Hidalgo në një konferencë për shtyp.

Në gusht, presidenti Emmanuel Macron paralajmëroi se çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë mund të sinjalizojnë “fundin e bollëkut”, i interpretuar gjerësisht si përgatitje e opinionit publik për një dimër të vështirë përpara. /Telegrafi/