Shumëçka rreth jetës familjare mbretërore: Njohjet, martesat dhe tradhtitë në dinastinë Britanike

Disa tregime rreth njohjes së çifteve mbretërore mbeten ende misterioze për opinionin publik.
Megjithatë, gjersa monarkia po modernizohet, anëtarët e dinastisë në pushtet gjithashtu kanë më shumë liri të zgjedhjes.
Martesat e disa prej tyre përfunduan para kohe gjersa kanë gjetur menjëherë ngushëllim në femrat/meshkujt të tjera.
Këto janë disa nga historitë më interesante të çifteve që vijnë nga mbretëria britanike.
Mbretëresha Elizabeta II-të dhe Princi Philip
Çifti njihet që nga fëmijëria. Elizabeta ishte tetëvjeçare ndërsa Philipi ishte 13 vjeç kur u takuan në dasmën e Princeshës greke, Marisë dhe Dukës së Kentit. Zyrtarisht u bënë miq pesë vjet më vonë. Të dy janë edhe kushëri të rrethit të dytë. Pas kësaj takimi, kur Elizabeta ishte vetëm 13 vjeçare filluan të shkëmbenin letra dhe më pas dashuruan në njëri-tjetrin. Fejesa e tyre u bë zyrtare në korrik të vitit 1947. Megjithatë, dyshohet se ata edhe më herët ishin në lidhje, por prisnin që Elizabeta të arrinte moshën që lejohej edhe me ligj, përkatësisht të mbushte 21 vjet. Ata u martuan në të njëjtin vit. Ata kanë katër fëmijë: Charlesin, Annen, Andrewin dhe Edwardin.

Princi Charles dhe Camilla Parker-Bowles
Charles dhe Camilla u takuan gjatë një ndeje të mikut të tyre të përbashkët gjatë vitit 1971 dhe menjëherë thonë se ranë në dashuri në shikim të parë. Camilla, megjithatë, atëherë ishte e martuar me Andrew Parker-Bowlws, me të cilin ajo shpesh e tradhtoi.
Kur Charles shkoi në marinë, Parker-Bowles u fejua me Andrewin, ku herë pas here e mashtronte me Charlesin. Ky i fundit u martua me Princeshën Dianën, të cilën e tradhtonte me Camillan dhe pas një marrëdhënie të komplikuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet, më në fund u martuan në vitin 2005.

Princi Charles dhe Princesha Diana
Atëbotë 16-vjeçarja Diana Spenser takoi Charlesin gjersa princi flirtonte edhe me të motrën e saj, Saromin. Megjithëse vazhdimisht u takonin si miq, romanca e tyre u zyrtarizua vetëm dy vjet më vonë, kur të dy ishin pa partner.
Ata u takuan në ndejë private familjare dhe pas gjashtë muajve u fejuan. Ata u martuan në vitin 1981 dhe u shkurorëzuan në vitin 1996.

Princesha Anne dhe Mark Phillips
Vajza e mbretëreshës Elizabeta II, Anne ishte tejet e suksesshme në garat e kuajve, ku edhe fitoi titullin e kampionit evropian. Në Lojërat Olimpike në Munich në vitin 1972, atë e njoftoi një mik me Mark Philipsin, me të cilin pati një martesë me shumë ngritje dhe ulje.
Kur u martuan, Philipsit iu ofrua titulli i Kontit, të cilin e refuzoi. Prandaj, fëmijët e tyre nuk kanë tituj, Mark Jr. dhe Zara Philips. Dyshja u shkurorëzua zyrtarisht në vitin 1992.

Princesha Anne dhe Timothy Lawrence
Anne u takua me bashkëshortin e dytë në vitin 1980 pasi u shkurorëzua me Philipsin. Timothy punoi si ndihmës i mbretëreshës.
Publiku mësoi për marrëdhëniet e tyre në vitin 1989, kur u zbuluan letrat e dashurisë që ai i dërgonte princeshës. U martuan tri vjet më vonë.

Princi Andrew dhe Sara Ferguson
Andrew dhe Sara shkonin në ndeja të ngjashme shoqërore. Babai i Sarës ishte shef i stafit të familjes mbretërore dhe kështu dyshja shpesh u takuan. Ajo ishte gjithashtu edhe mikeshë e princeshës Diana, të cilët e njohu në vitin 1985.
Ata u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë një dreke në Askot, në një garë me kuaj. Kur erdhi koha për ëmbëlsirë, Sara tha se nuk do ta provonte sepse ishte në dietë. Andrew e paralajmëroi atë se do të ishte një shkelje e rregullës së Bontonit.
“Unë e godita në shpatull dhe fillova të qesh”, Fergie kishte shkruar në autobiografinë e tij. Ata u martuan një vit më vonë dhe kanë dy vajza, Princeshën Beatrice dhe Eugenio. Martesa zgjati për 10 vjet.

Princi William dhe Kate Middleton
Ky çift i martuar simpatik u takua në një mënyrë mjaft të zakonshme, në vitin e parë të fakultetit në Universitetin e Shën Andrew në vitin 2001. Fillimisht ishin vetëm miq.
“Kur u takuam, u tërhoqa plotësisht, isha shumë e trembur”, tha Kate. William tha se ishin miq për një vit dhe më pas u dashuruan marrëzisht.
Gjatë dhjetë vjetëve, para se të martoheshin, dy herë i ndanë rrugët jetësore. Çifti u martuan në vitin 2011. Ata kanë djalin, George (5) dhe vajzën, Charlotte (2) ndërsa aktualisht po presin fëmijën e tretë.

Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet fotografoheh dorë për dore teksa largohen nga festa e ditëlindjes së Rosalias në Paris

Nicole Scherzinger mbulohet me gjak dhe shpërthen në lot gjatë performancës në West End

Selena Gomez merr vëmendje me një tjetër paraqitje gjatë qëndrimit në Paris

Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Legjenda e futbollit - Ronaldo martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me modelen Celina Locks

Xhuli tregon anën tjetër të saj: Kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe kam punuar si doktoreshë në Finlandë

Nicole Scherzinger mbulohet me gjak dhe shpërthen në lot gjatë performancës në West End

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet fotografoheh dorë për dore teksa largohen nga festa e ditëlindjes së Rosalias në Paris

Selena Gomez merr vëmendje me një tjetër paraqitje gjatë qëndrimit në Paris

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë