eksperti-banner

Llapi po pëson humbje në shtëpi nga Feronikeli me rezultat 3-1.

Dy gola të pranuar shpejtë në pjesën e dytë, kanë bërë që shumë tifozë llapjanas të irritohen me lojën e skuadrës së zemrës.


Shumë nga ta e kanë lëshuar edhe stadiumin duke e akuzuar trajnerin i Llapit, Tahir Batatina për lëshim të ndeshjes.

60176840 825441197809531 3789894603872665600 n

Ka pasur shumë kërkesa nga tifozët llapjanas që skuadra e tyre e zemrës ta lëshojë ndeshjen ndaj Feronikelit.

Kjo vetëm që Prishtina sipas tyre për mos bëhet kampion, pasi që në ndeshjen e fundjavës e mposhti në ‘Fadil Vokrri’  me rezultat 1-0.

60302795 453663465195653 891276976017375232 n

Kjo ndeshje ia këputi shpresat Llapit për një vend në Evropë. /Telegrafi/

telegrafi sport app