LAJMI I FUNDIT:

Më shumë probleme për Barcelonën: Firpo nuk luan sonte ndaj Interit

Më shumë probleme për Barcelonën: Firpo nuk luan sonte ndaj Interit
Foto: FC Barcelona/Twitter

Junior Firpo nuk do të luajë sonte te Barcelona kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i majtë ka pësuar tërheqje të muskujve, andaj ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Nerazzurëve që zhvillohet sonte në Camp Nou.


Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, janë në presion të madhe, pasi në këtë takim nuk do të luajë as Jordi Alba që po ashtu është i lënduar.

Firpo pritet që të mos luajë as në ndeshjen e La Liga-së kundër Sevillas shkaku i lëndimit, gjera Ernesto Valverde është në probleme.

Alba pësoi lëndim në ndeshjen e parë të garës më të madhe për klube në barazimin pa gola me Borussia Dortmundin.

Barcelona tani do të jetë e detyruar që në atë krah të luajë me Sergio Roberton ose Nelson Semedon ndaj skuadrës italiane.

Lëndimet bëjnë që Messi ta ketë startin më të hidhur në karrierë
Lexo po ashtu Lëndimet bëjnë që Messi ta ketë startin më të hidhur në karrierë

Firpo u transferua te katalunasit në këtë afat kalimtar veror nga Real Betisi dhe shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Getafes në fundjavën e kaluar.

Kampioni i La Liga-së shpreson që sonte ta marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës së Antonio Contes që në këtë sezon po luan në mënyrë fantastike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori