Është thelluar ndarja në bordin e Barcelonës lidhur me vendimin për të ardhmen e Luis Suarezit, saqë disa drejtorë kanë kërcënuar se do të japin dorëheqje.

Blaugranët kanë marr vendim që ta shesin sulmuesin uruguaian te Atletico Madridi, mirëpo me këtë vendim nuk pajtohen një pjesë e bordit.

Është raportuar (siç transmeton football-espana.net) se shumë zyrtarë seniorë në Camp Nou janë të hidhëruar që Suarez do të largohet dhe do t’i bashkohet një klubi rival në La Liga pa ndonjë pagesë paraprake.

Për këtë arsye, disa prej tyre janë duke i shqyrtuar pozitat dhe mund të largohen nga bordi i tanishëm.

Suarez ka marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Barcën, te Atletico do të paguhet nëntë milionë euro në sezon Suarez ka marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Barcën, te Atletico do të paguhet nëntë milionë euro në sezon

Ndryshe, Suarez është në prag që t’i bashkohet Atletico Madridit, pasi që klubi kryeqytetas ka bërë vend për të duke e transferuar Alvaro Moratan te Juventusi. /Telegrafi/

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)