LAJMI I FUNDIT:

Më shumë janë ‘kundër’ anëtarësimit në BE se sa ‘për’ – në Serbi rusët dhe kinezët i shohin si ‘më të afërm’ se sa BE-në dhe SHBA-në

Më shumë janë ‘kundër’ anëtarësimit në BE se sa ‘për’ – në Serbi rusët dhe kinezët i shohin si ‘më të afërm’ se sa BE-në dhe SHBA-në

Një anketë e bërë nga një organizatë në Serbi ka treguar “disponimin e vogël” të serbëve, që vendi i tyre të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, anketa e bërë nga agjencia “Factor plus” ka treguar se 38 për qind e qytetarëve dëshirojnë që Serbia të bëhet pjesë e familjes evropiane, ndërsa 41 për qind janë kundër anëtarësimit në BE.


Për të njëjtën pyetje “A jeni për hyrjen e Serbisë në BE” – 21 për qind e të anketuarve thonë se nuk e dinë dhe nuk kanë mendim.

Liderët e Ballkanit në foto familjare me liderët evropianë në Tiranë – Vuçiq me miqtë e tij Putinin dhe Xi Jinping në Kinë
Lexo po ashtu Liderët e Ballkanit në foto familjare me liderët evropianë në Tiranë – Vuçiq me miqtë e tij Putinin dhe Xi Jinping në Kinë

Drejtori i programeve të agjencisë Faktor Plus, Predrag Lacmanoviq, ka thënë për mediumin serb “Blic”, i cili ka raportuar anketën, se një numër i madh i qytetarëve, edhe pse besojnë se “BE-ja i ka bërë padrejtësi Serbisë”, ende duan që ne të shkojmë drejt BE-së.

Përveç kësaj, rreth 57 për qind e të anketuarve kanë pasur një qëndrim pozitiv ndaj Rusisë dhe 40 për qind ndaj Kinës.

Ndërsa BE-ja me 26 për qind dhe SHBA me vetëm 11 për qind të qëndrimeve pozitive ishin në fund.

“Kësaj pyetjeje qytetarët iu përgjigjën para së gjithash duke pasur parasysh se me kë do ta zgjidhnim çështjen e Kosovës. Prandaj Rusia dhe Kina perceptohen si vende mike sepse nuk e njohën Kosovën, ndryshe nga BE-ja dhe SHBA-ja. Po ashtu, Rusia dhe Kina nuk na kanë bombarduar dhe as po na kushtëzojnë në raport me Kosovën. Prandaj, në këtë rast përgjigjet janë diktuar më shumë nga emocionet sesa nga arsyeja apo nga kombinimi i emocioneve dhe arsyes”, ka vlerësuar Lacmanoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori