LAJMI I FUNDIT:

Shumë gabime gjatë këtij edicioni – Serie A merr vendim të ri rreh VAR-it

Shumë gabime gjatë këtij edicioni – Serie A merr vendim të ri rreh VAR-it

Shoqata Italiane e Arbitrave ka vendosur të nisë një kurs për të trajnuar gjyqtarë të rinj ose të rikthyer për t’u bërë specialistë të VAR-it pas një sërë ankesash në lidhje me vendimet e këtij sezoni.

Shumë vendime që prekin klubet kryesore të Serisë A janë kritikuar këtë edicion për shkak të përdorimit të dobët ose të gabuar të sistemit të Video Asistentit të Gjyqtarëve, siç është penalltia e padhënë ndaj Andrea Belotti në barazimin e Torinos me Interin ose goli i Destiny Udogie i shënuar kundër Milanit.


Siç theksohet nga Calciomercato.com, gjyqtari i caktuar Gianluca Rocchi ka ndarë mendimet e tij për situatën dhe ka njoftuar se do të nisë një kurs i ri specialistësh.

Pesë rastet kur Milani është dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sezon të Serie A
Lexo po ashtu Pesë rastet kur Milani është dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sezon të Serie A

“Nëse arbitri sjell me vete qëndrimin që ka në fushë, ai gabon. Pikërisht për këtë do të lindë një ekip prej vetëm Varistas”, ka deklaruar ai.

“Ato mund të gjenden në mesin e atyre që janë ndalur apo edhe tek të rinjtë që tregojnë se kanë karakteristikat e duhura”.

UEFA u shkruan gjigantëve të Serie A: Milani, Interi, Juventusi dhe Roma dyshohet se kanë shkelur rregullin financiar
Lexo po ashtu UEFA u shkruan gjigantëve të Serie A: Milani, Interi, Juventusi dhe Roma dyshohet se kanë shkelur rregullin financiar

“Ne duam të trajnojmë gjyqtarë sipas modelit evropian. Faullet e fishkëllyera, paralajmërimet dhe penalltitë e dhëna në përputhje me Ligën e Kampionëve”.

Prandaj, futbolli italian është gati të nisë një rrugë të re për të provuar të zvogëlojë sa më shumë numrin e gabimeve të gjyqtarëve. Kurset e reja në Coverciano do të fillojnë nga korriku dhe aktualisht është e paqartë se sa kohë do të duhet për të përfunduar.

Zyrtarët janë gjithmonë një temë përçarëse në futboll dhe kështu sa më mirë të stërvitet ekipi i VAR-it, aq më të sakta do të merren vendime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori