LAJMI I FUNDIT:

Pesë rastet kur Milani është dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sezon të Serie A

Pesë rastet kur Milani është dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sezon të Serie A

Goli i barazimit nga Destiny Udogie kundër Milanit dje ishte shembulli më i fundit kur ndaj kuqezinjve bëhen padrejtësi nga gjyqtarët.

Mbrojtësi i Udineses shënoi golin e barazimit në minutën e 66-të të ndeshjes së djeshme të Serisë A në Stadio Giuseppe Meazza me dorë, por kjo nuk u pa as nga arbitri dhe as nga VAR-i, duke i lënë kuqezinjtë të zemëruar në fund të ndeshjes. Frustruese për Stefano Piolin, kjo nuk ishte hera e parë që Milani vuan nga një vendim i dobët.


Në humbjen 1-0 ndaj Napolit në dhjetor, goli i barazimit të Franck Kessie u anulua pas një kontrolli në VAR, me gjyqtarin fillimisht duke dhënë golin përpara se të vendoste që Olivier Giroud kishte ndërhyrë në lojë nga një pozicion jashtë loje, pavarësisht se ishte shtrirë në tokë.

Gjyqtari Serra zbulon fjalët që ia tha Ibrahimovic, pas gabimeve në ndeshjen Milan-Spezia
Lexo po ashtu Gjyqtari Serra zbulon fjalët që ia tha Ibrahimovic, pas gabimeve në ndeshjen Milan-Spezia

Një tjetër incident ndodhi në humbjen 2-1 të kuqezinjve ndaj Spezias muajin e kaluar; Goli i Junior Messias nuk u pranua pasi arbitri kishte fishkëllyer për një faull ndaj Ante Rebic vetëm pak çaste para se topi të hidhej në rrjetë. Ai kërkoi falje për gabimin më vonë, por kjo do të thoshte pak për anën e Piolit.

Në tetor, Theo Hernandez u përjashtua me karton të kuq gjatë fitores 2-1 ndaj Romës, duke e detyruar atë të humbasë derbin kundër Interit. Kartoni i parë i verdhë ishte vendimi i duhur, por i dyti ishte pak i diskutueshëm, sidomos duke pasur parasysh se vetëm pak çaste më parë pati një faull të dukshëm nga Rade Krunic në mesfushë, i cili nuk u ndal.

Milani planifikon premi marramendëse për lojtarët nëse fitojnë Scudetton
Lexo po ashtu Milani planifikon premi marramendëse për lojtarët nëse fitojnë Scudetton

Më në fund, është penalltia e dhënë për Hellas Verona në fitoren 3-2 në tetor. Ka pasur një përplasje mes Alessio Romagnolit dhe Nikola Kalinic në buzë të zonës së rreptësisë dhe Giallobluve iu akordua një penallti, pavarësisht se video më vonë zbuloi se kroati në fakt kishte faulluar kundër mbrojtësit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori