LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Serra zbulon fjalët që ia tha Ibrahimovic, pas gabimeve në ndeshjen Milan-Spezia

Gjyqtari Serra zbulon fjalët që ia tha Ibrahimovic, pas gabimeve në ndeshjen Milan-Spezia

Marco Serra ka zbuluar se çfarë i ka thënë Zlatan Ibrahimovic pas ndeshje Milan-Spezia dhe thotë se vlerësonte mbështetjen nga lojtarët kuqezi.

Gjyqtari anuloi një gol të vonë të Junior Messias në përballjen e luajtur muajin e kaluar. 39-vjeçari nuk lejoi avantazhin.


Problemi ishte se ai i kishte rënë bilbilit vetëm një sekondë përpara se Messias të gjente rrjetën.

Referim skandaloz në ndeshjen Milan-Spezia: AIA do ta suspendojë gjyqtarin Serra
Lexo po ashtu Referim skandaloz në ndeshjen Milan-Spezia: AIA do ta suspendojë gjyqtarin Serra

Mbi të gjitha, Spezia mori të tre pikët nga udhëtimi i saj në Milano falë një goli të Emmanuel Gyasit në minutat shtesë.

Pati raportime se AIA i kërkoi falje Milanit pas ndeshjes. Sigurisht, Serra u kërkoi falje lojtarëve dhe stafit të Milanit dhe shumë lojtarë të kuqezinjve u përpoqën ta ngushëllonin atë pas fishkëllimës së fundit.

Serra ka konfirmuar se disa lojtarë të Milanit kanë biseduar me të brenda dhomës së zhveshjes pas fishkëllimës së fundit.

Gjyqtari Serra në lot dhe i tronditur pas gabimeve trashanike në ndeshjen Milan-Spezia
Lexo po ashtu Gjyqtari Serra në lot dhe i tronditur pas gabimeve trashanike në ndeshjen Milan-Spezia

“E vlerësova atë që bënë të nesërmen. Në atë moment, gjendja ime emocionale nuk më lejonte”, deklaroi 39-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Kalabria, si kapiten, më tha fjalë ngushëllimi. Florenzi ishte zemërthyer si unë, më pas kaluan Theo dhe Diaz. Më thanë të grejë kokën lartë dhe të reagoj sepse të gjithë mund të gabojnë”.

“Ibra foli edhe me mua, thelbi i fjalimit të tij ishte ‘Tani tregohu i fortë dhe reagon’. Tani, mezi pres të rikthehem në fushë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori