LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi ndaj ministrit Sveçla dhe të tjerëve për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018 në Kuvend

Shtyhet gjykimi ndaj ministrit Sveçla dhe të tjerëve për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018 në Kuvend

Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ndaj katër zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018. Seanca është shtyrë për 28 shkurt.

Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën.


Me këtë ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “përdorimit të armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik 2019.

Në arsyetimin e shtyrjes së seancës, gjyqtari Sabit Sadikaj tha se e akuzuara paraprakisht e ka njoftuar gjykatën se është në Slloveni për arsye shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet në seancë.

Të pranishëm në seancë ishin ministri Sveçla dhe deputetët Pacolli-Dalipi dhe Zyba, si dhe prokurori Eset Rama.

Asnjëri nga të akuzuarit e pranishëm nuk “konsideroi” se ka nevojë për avokat mbrojtës në këtë rast.

“Nuk kam nevojë për avokat”, u shpreh ministri Sveçla para gjykatës. Kështu u shprehën edhe dy të akuzuarit tjerë, Pacolli-Dalipi dhe Zyba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori