LAJMI I FUNDIT:

Shtohet numri i skuadrave që duan huazimin e Arda Guler, tani kërkohet në Angli dhe Gjermani

Shtohet numri i skuadrave që duan huazimin e Arda Guler, tani kërkohet në Angli dhe Gjermani

E ardhmja e Arda Guler duket se do të jetë larg kryeqytetit spanjoll Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi i talentuar turk ka vuajtur shumë në pjesën e parë të sezonit te gjiganti madrilen pasi hapësirat e tij kanë qenë shumë të kufizuara.


Reprezentuesi turk ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion dhe në total ka zhvilluar 89 minuta që është shumë pak për një futbollist të ri që ka nevojë për lojë.

Klubet kanë raporte të shkëlqyera, Real Madridi po mendon ta huazojë Arda Gulerin
Lexo po ashtu Klubet kanë raporte të shkëlqyera, Real Madridi po mendon ta huazojë Arda Gulerin

AC Milan mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e turkut të talentuar për sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me Real Madridin.

Por së fundmi në garë për yllin turk janë futur edhe dy klube të tjera, Tottenham Hotspur në Angli dhe Bayer Leverkusen në Bundesliga.

U shfaq i zemëruar në mungesë të minutave, Real Madridi i çon një paralajmërim të ashpër Arda Gulerit
Lexo po ashtu U shfaq i zemëruar në mungesë të minutave, Real Madridi i çon një paralajmërim të ashpër Arda Gulerit

Të dy klubet duan huazimin e lojtarit dhe janë të gatshme të paguajnë edhe pagën e tij për një sezon.

Nga ana tjetër në Madrid janë të bindur se huazimi do t’i bëj mirë Arda Gulerit, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë shitjen e përhershme të tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori