LAJMI I FUNDIT:

Shtip, kapen substanca narkotike në vlerë prej 5 milionë eurove

Shtip, kapen substanca narkotike në vlerë prej 5 milionë eurove

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka realizuar bastisje në Shtip.

Nga aksioni në fjalë janë arrestuar 3 persona ndërkaq janë sekuestruar 15.500 rrënjë të kanabis sativa, që kapin vlerën e 5 milionë eurove.


“Gjatë ditës së djeshme (13.06.2022), në territorin e komunës së Karbincit- Shtip, nga ana e zyrtarëve policorë janë privuar nga liria. N.S. (56), A.N. (37) dhe M.S. (36), të gjithë nga fshati Karbinci i Shtipit, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 15.500 rrënjë të bimës kanabis sativa, nga të cilat do të jepeshin rreth 8 tonë marihuanë, me një vlerë tregu mbi 5 milionë euro”, thonë nga MPB.