LAJMI I FUNDIT:

Shtetet që kanë dështuar më së shumti në “Eurovision” deri më tani [Infografikë]

Shtetet që kanë dështuar më së shumti në “Eurovision” deri më tani [Infografikë]

“Eurovision”-i është festivali më i madh evropian që organizohet çdo vit në muajin maj.

Shtete nga mbarë Evropa garojnë me përfaqësuesit e tyre në këtë garë, teksa tash e pesë vite pjesë e këtij kompeticioni është edhe Australia.


Përkundër faktit që mund të kenë qenë në finale, ka shumë shtete që shpesh kanë rezultuar të fundit në votim, me çka mund të llogaritet si dështim i pjesëmarrjes.

Skena e “Eurovision 2019” në Tel Aviv të Izraelit (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

EuroNews së fundmi ka sjell një infografikë me shtetet që ndër vite kanë dështuar më së shumti në “Eurovision”.

Bëhet fjalë vetëm për shtete që janë renditura të fundit në netët finale.

Jonida Maliqi pas kualifikimit në finalen e "Eurovision": Mbështetja dhe votat tuaja nuk e ndalën fluturimin e shqiponjës
Lexo po ashtu Jonida Maliqi pas kualifikimit në finalen e "Eurovision": Mbështetja dhe votat tuaja nuk e ndalën fluturimin e shqiponjës

Norvegjia duket se qëndron më së keqi në këtë renditje, pasi numëro plot 11 herë renditje në vendin e fundit të tabelës së pikëve në natën finale. Ndryshe nga Norvegjia, shteti ngjitur, Suedia, njihet si një prej shteteve më të fuqishme dhe triumfuese të “Eurovision”-it.

Pas Norvegjisë vjen Finlanda, të cilët janë renditur plot nëntë herë në vendin e fundit, dhe menjëherë pas saj vjen Blegjika me tetë.

Austria dhe Gjermania kanë dalë plot shtatë herë të fundit ndër vite në finalet e “Eurovision”, gjersa Zvicra me Spanjën me nga pesë herë.

Lista famëkeqe e dështimeve në “Eurovision” mbyllet me Holandën dhe Danimarkën.

Mirëpo pavarësisht kësaj grafike, kjo nuk do të thotë që shtetet në fjalë kanë pësuar dështrimin më të madh në tërësi të festivalit, pasi më poshtë akoma mund të renditen shtete që rrallë herë e kanë prekur finalen, duke mos siguruar vota të mjaftueshme nga gjysmëfinalet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori