LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat izraelite, thotë Netanyahu

Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat izraelite, thotë Netanyahu

Forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar në Gaza, sipas Benjamin Netanyahu.

“Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”, citohet të ketë thënë kryeministri izraelit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se të arrijmë tek ai”.


Kush është Sinwar?

Yahya Sinwar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.

Besohet se është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ai është më i kërkuari i Izraelit, sipas Netanyahu.

BBC: Ajo që ndodhi të dielën e kaluar ka potencialin të përshkallëzojë në mënyrë dramatike luftën midis Izraelit dhe Hamasit
Lexo po ashtu BBC: Ajo që ndodhi të dielën e kaluar ka potencialin të përshkallëzojë në mënyrë dramatike luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12-ve” – në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë.

IDF ka lëshuar një tjetër përditësim këtë mbrëmje për ofensivën e saj tokësore në Gaza dhe ka përsëritur se po vepron “në zemër të Khan Younis”.

Ai tha se ushtarët “arritën në qendër të Khan Yunis dhe filluan sulmet e synuara në zemër të qytetit”, të cilin e identifikoi si një simbol të sundimit ushtarak dhe administrativ të Hamasit.

“Ushtarët eliminuan terroristët, shkatërruan infrastrukturën terroriste dhe gjetën armë”, thuhet në deklaratë.

IDF së pari raportoi se ishte zhvendosur “në zemrën” e Khan Younis, e cila tha se ishte dita më “intensive” e operacioneve të saj tokësore deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori