LAJMI I FUNDIT:

Shtatë legjenda të futbollit që djemtë e tyre po dalin të jenë po ashtu të mrekullueshëm – në listë tani edhe djali i Van Persiet

Shtatë legjenda të futbollit që djemtë e tyre po dalin të jenë po ashtu të mrekullueshëm – në listë tani edhe djali i Van Persiet

Si baba, si djali i? Jo gjithmonë funksionon që futbollistët e mëdhenj të kenë djem të suksesshëm në këtë sport, por djali i Robin van Persie po ndjek hapat e babait të tij dhe nuk është shembulli i vetëm.

Djali i Robin van Persie ka ndjekur hapat e legjendës holandeze dhe së fundmi ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Feyenoord që në moshën 15-vjeçare.


Marrëveshja e Shaqueel Van Persie do të skadojë në vitin 2025, dhe atij në fakt i është ofruar një kontratë profesionale shumë vite përpara se babai ta merrte një të tillë.

Ish- ylli i Arsenalit dhe Manchester United ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj të gjeneratës së tij.

Mirror Football ka hedhur një vështrim, ku shtatë legjenda të futbollit kanë djem shumë të fortë dhe të talentuar në futboll.

Zinedine Zidane / Theo Zidane

Zinedine Zidane është një nga futbollistët më të mirë në histori, ndërsa francezi ka pasur edhe një periudhë të suksesshme si trajner. Por ai ka vepruar edhe si agjent, pasi katër nga djemtë e tij tani janë të gjithë në lojë.

Më i madhi i tij, Enzo, aktualisht është në nivelin e dytë të futbollit francez, ndërsa i dyti është portier në skuadrën spanjolle Rayo Vallecano.

Por është më i riu që po emocionon masat. Theo Zidane ka bërë që shumë ta kthejnë kokën nga akademia e të rinjve të Real Madridit, madje ai luan të njëjtin pozicion si babai. Dhe djali më i vogël, Elyaz Zidane është tashmë në U17 të Francës.

Jamie Carragher / James Carragher

Jamie Carragher njihet si një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e Liverpoolit dhe djali i tij James tashmë po bën përshtypje në të njëjtin pozicion në moshën 19-vjeçare. James aktualisht po luan për Wigan, i cili sapo arriti të ngjitet në Championship.

Carragher ishte në akademinë e të rinjve të Liverpoolit, por u lirua në moshën 15-vjeçare, ku Ëigan e rrëmbeu atë.

Carragher nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale vitin e kaluar, por mund të huazohet pasi Ëigan që arrin promovimin dje shanset e tij për të luajtur janë zvogëluar.

Mauricio Pochettino / Maurizio Pochettino

Mauricio Pochettino mund të jetë larguar nga Tottenham në vitin 2019, por familja e tij ka mbetur në Londër, dhe djali i tij, Maurizio është ende duke luajtur për Watford. Djali i tij mbeti në Tottenham derisa u bashkua me Watford si transferim i lirë në vitin 2021, por mezi është paraqitur që atëherë.

Watford ka pësuar rënie në Championship, që do të thotë se mbrojtësi mund këtë minuta në nivelin e dytë

Pochettino ndoqi babanë e tij nga Southampton në Tottenham, por ende nuk ka përcaktuar të ardhmen e tij. Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje në Spanjë, por familja Pochettino duket mjaft e prirur për të qëndruar në Londër.

Paolo Maldini / Daniel Maldini

Paolo Maldini ka trashëgimi të jashtëzakonshme në AC Milan që do të jetojë përgjithmonë në këtë klub. Tani Milani është në prag të fitimit të titullit të parë të Serie A pas 11 vitesh dhe djali Paolos, Danieli është në skuadër.

Paolo ishte një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa djali i tij është një mesfushor sulmues, madje ka luajtur edhe si sulmues në disa ndeshje, dhe tashmë ka shënuar golin e tij të parë në Serie A për klubin. Megjithatë, nuk është vetëm një moment krenarie për Paolo, është një moment i madh për të gjithë familjen.

Gjyshi i Danielit, Cesare, ishte kapiten i Milanit në vitet 1960, duke e bërë atë gjeneratën e tretë të Maldinit që përfaqëson klubin italian. Daniel madje bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke u futur nga stoli kundër Liverpoolit.

Alf-Inge Haaland / Erling Haaland

Erling Haaland tashmë ka ndjekur hapat e babait të tij duke u bërë një futbollist profesionist dhe gjithashtu ka shkuar edhe një hap më tej dhe ka nënshkruar për Manchester Cityn, ashtu siç bëri babai i tij, Alf-Inge.

E ardhmja e Haaland më në fund është vendosur pasi ai ka rënë dakord të bashkohet me Cityn në një mega-marrëveshje.

Haaland ka mahnitur botën e futbollit me aftësitë e tij për të shënuar në RB Salzburg dhe Borussia Dortmund,

Patrick Kluivert / Justin Kluivert

Patrick Kluivert do të jetë përgjithmonë i njohur si një legjendë holandeze, ndërsa momentet më të mira i kishte te Barcelona. Edhe djali i tij, Justin, ka qenë i lidhur me një lëvizje në Nou Camp vitet e fundit.

Justin aktualisht është lojtar Romës, por 23-vjeçari ka qenë i huazuar te Nice këtë sezon. Është viti i dytë që ai është në huazim, pasi kaloi kohë edhe te RB Leipzig një vit më parë.

Kluivert ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Nice këtë sezon, dhe marrëveshja e huazimit përfshin një opsion për të blerë dhe mund të aktivizohet në fund të sezonit.

Claudio Reyna / Giovanni Reyna

Claudio Reyna është një emër që jo shumë do ta njohin, por ish-mesfushori është një legjendë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi filloi karrierën në Gjermani, ai luajti edhe te Rangers, Sunderland dhe City.

Reyna ka luajtur për Man Cityn në vitin 2007, përpara se të kthehej në SHBA.

Por djali i tij është një nga talentet më të përfolur në futbollin evropian. Ai u transferua në Borussia Dortmund dhe i rregullt në skuadrën e parë që nga viti 2020.

Reyna i është dhënë fanella me nr.7 që më parë është mbajtur nga Jadon Sancho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori