LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët të pa interesuar për Gjykatën Supreme në Maqedoni

Shqiptarët të pa interesuar për Gjykatën Supreme në Maqedoni

Për Gjykatën Supreme kandidatë shqiptar nuk ka patur dhe arsyet janë krejtësisht individuale, ndërsa për Gjykatën e Apelit kandidatë të interesuar ka patur, por për shkak se përqindja e shqiptarëve në këtë instancë gjyqësore ka qenë e plotësuar më herët, kësaj radhe gjykatës shqiptar nuk janë deleguar, thotë zëvendëskryetari i KGJRM-së, Shemsedin Jusufi, shkruan Koha.mk.

Në përzgjedhjen e fundit të gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë(KGJRM) javën e kaluar, mund të vërehet se në listën e gjykatësve të deleguar për Gjykatën Supreme dhe asaj të Apelit në Shkup, nuk është caktuar asnjë shqiptar. Interesi më i madh i gjykatësve për këtë konkurs të shpallur nga KGJRM-së, sipas burimeve të gazetës KOHA, ka qenë për pesë vendet e gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shkup, respektivisht për këto poste kanë konkurruar gjithsej 68 kandidatë, përderisa për katër vendet e lira në Gjykatën Supreme kanë aplikuar vetëm 15 kandidatë.


Shemsedin Jusufi, thotë se shkaqet për mospranimin e gjykatësve shqiptar në këto dy instanca gjyqësore nuk kanë prapavijë politike. Madje ai thekson se asnjë kandidat shqiptar nuk ka konkurruar për gjykatës në Gjykatën supreme. “Për Gjykatën Supreme kandidatë shqiptar nuk ka patur, ndërsa arsyet janë krejtësisht individuale. Përderisa për Gjykatën e Apelit kandidatë të interesuar ka patur, por për shkak se përqindja e shqiptarëve në këtë instancë gjyqësore ka qenë e plotësuar më herët, kësaj radhe gjykatës shqiptar nuk janë deleguar. Në këtë rast dua të theksoj se nuk ka ekzistuar asnjë far keqpërdorimi apo manipulimi siç tentohet të prezantohet në opinion, kështu që besoj se në të ardhmen do të pranohen më tepër kandidatë shqiptar”, thotë Jusufi.

Nga ana tjetër, në takimin jo formal me gazetarë, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Nedellkova, është shprehur e kënaqur nga vendimi i KGJRM-së për zgjedhjen e katër gjykatësve të rinj, të cilët do të bëhet gjykatës suprem. Sidoqoftë, ajo ka potencuar se përkundër plotësimit të vendeve të zbrazura, Gjykata të cilët e drejton ajo edhe për vitin 2016 do të vlerësohet si jo efikase. Krahas vlerësimit që dha për gjykatësit e rinj, kryetarja Nedellkova njashtu ka thënë se për problemet në gjyqësor duhet të flitet haptazi, gjegjësisht duhet të punohet në drejtim që të ndryshohet perceptimi dhe besueshmëria e opinionit për punën e gjykatave.

Në mesin e gjykatësve më të eksponuar që u pranuan në Gjykatën Supreme është edhe gjykatësja Snezhana Bajllozova, e cila fillimisht ka punuar në Gjykatën Penale të Shkupit, respektivisht e ka proceduar lëndën gjyqësore kundër Agim Krasniqit, ndërkaq më vonë ajo u bë pjesë e plenumit të Gjykatës së Apelit. Për gjykatën të cilën e drejton ajo, Nedellkova në qershor para KGJRM-së tha se situata aspak nuk është e kënaqshme, duke sqaruar se përpos obligimeve organizative si kryetare, ajo procedon edhe lëndë dhe merr pjesë në seanca gjyqësore. Me vendimin e fundit të KGJRM-së, Gjykata Supreme do të numëron gjithsej 22 gjykatës, pavarësisht se me statut është paraparë që ky numër të jetë 25 gjykatës.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit ka zgjedhur 28 gjykatës në shkallë të ndryshme të gjyqësisë, prej të cilëve 6 shqiptarë. Ndërkohë, kundër avancimit të gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë ka reaguar Sindikata e administratës gjyqësore. Në reagimin e tyre thuhet se ekzistojnë gjykatës të tillë të cilët gjatë grevës së mbajtur në gjyqësor muaj më parë, i kërcënuan dhe dënuan nëpunësit gjyqësor të cilët protestonin. Sindikata e administratës gjyqësore vlerëson se zgjedhja e një pjesë të gjykatësve është kryer pasi që këtë të fundit e dhanë provimin gjatë grevës së mbajtur.

“E përshëndesim zgjedhjen e fundit të gjykatësve nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik dhe shpresojmë se me ndërgjegje, me nder dhe përgjegjësi, duke i’u përkushtuar ligjit do ta ushtrojnë detyrë e gjykatësit. Mirëpo, zgjedhja e disa gjykatësve në instancat më të larta gjyqësore (Gjykatën e Supreme dhe të Apelit), nuk mund të themi se për ne paraqet diçka e re, për arsye se ne këtë e kemi parashikuar dhe paralajmëruar se do të ndodhë që nga koha e mbajtjes së grevës”, thuhet në kumtesën për media nga SAGJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori