Prokuroria propozon masën e paraburgimit për djalin i cili vrau babain e tij në Shkup


Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer një vepër penale "Vrasje".
I dyshuari 30-vjeçar, më 12 korrik, me dashje ia mori jetën babait të tij. Pas një grindjeje dhe sulmi fizik që ndodhi në shtëpi midis babait dhe nënës së të dyshuarit, djali mori një thikë dhe e sulmoi babain e tij në oborr, duke i shkaktuar më shumë se 30 plagë me thikë në qafë dhe gjoks. Babai vdiq në vend.
Gjatë procedurës hetimore, prokurori publik do të ndërmarrë disa veprime me qëllim përcaktimin e saktë të motiveve të ngjarjes, si dhe do të kryhet një ekzaminim psikiatrik i të dyshuarit.
Për të siguruar sigurinë e tij gjatë procedurës penale, prokurori publik propozoi që i dyshuari të lihet në paraburgim./Telegrafi/





































