LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore me Italinë në Tiranë

Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore me Italinë në Tiranë
(Foto: FSHF)

Shqipëria do të luajë një miqësore luksi më 16 nëntor ndaj Italisë në Air Albania Stadium – njofton FSHF.

Kjo miqësore ndaj Kampionit të Evropës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italianë, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.


Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës, ‘Katar 2022’.

Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.