LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mundet minimalisht nga Katari

Shqipëria mundet minimalisht nga Katari

Është luajtur sot në Marbella të Spanjës miqësorja Katar-Shqipëri, që përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Katarit.

Në minutën e dytë nga goditja e këndit Shqipëria i afrohet golit me Jankun, që godet me kokë dhe portieri i Katarit grushton në këndore.


Sërish pak sekonda më vonë është Rrapaj që godet nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja para se të mbërrijë në portë. Katari reagon shpejt me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Dajsinani neutralizon gjithçka.

Minuta e dytë Abdelkarim Hassan i vetëm me portierin Dajsinani godet, por topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. Minuta e 36-të, gjyqtari akordon një 11-metërsh të diskutueshëm pas një faulli në hyrje të zonës nga Rrapaj.

Lojtarët kuqezinj protestojnë pasi pretendojnë se ndërhyrja ishte jashtë zonës dhe Janku ndëshkohet me të verdhë për protestat. Nga pika e bardhë godet Almoez Ali Abdulla dhe shënon duke kaluar në avantazh Katarin.

Shqipëria reagon dhe i afrohet golit fillimisht në minutën e 20-të me Hardrojn që për pak i rrëmben topin portierit në dalje, ndërsa në minutën e 25-të një krosim nga mesfusha për pak kthehet në gol pasi sërish portieri gabon në dalje me topin që largohet nga mbrojtja në moment të fundit.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Katarin, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë trajneri Reja bën tre zëvendësime duke hedhur në fushë Sherri, Bitrin dhe Herald Marku në vend të Dajsinanit, Jankut dhe Kallakut. Shqipëria me kalimin e minutave merr gradualisht kontrollin e lojës dhe në minutën e 52-të Hadroj pengohet në zonë pas një depërtimi nga e djathta, por për gjyqtarin nuk është 11-metërsh.

Protestojnë sërish kuqezinjtë me gjyqtarin që nuk lëkundet nga vendimi i tij, madje vendos të ndëshkojë me karton të verdhë edhe trajnerin Reja. Në minutën e 58-të goditja e Turkajt me kokë pas një goditje dënimi pritet nga portieri, teksa më parë vonë Cara del i vetëm me portierin pas një pasimi të Abazajt, por gjyqtari anësor jep pozicion jashtë loje.

Shqipëria vazhdon të dominojë, ndërsa Katari rrezikon vetëm një moment me një gjuajtje në zonë, që përfundon jashtë. Herald Marku provon nga goditja e dënimit me topin që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. Tekniku hedh në fushë Skukën dhe Ismajlgecin për Carën dhe Hakajn me kuqezinjtë që vazhdojnë të këmbëgulin dhe pikërisht Skuka i afrohet menjëherë golit ndonëse i pafat.

Në minutën e 80-të Abazaj detyrohet të lërë fushën për shkak të një problemi fizik dhe në lojë hyn Xhixha. Në minutat e fundit Shqipëria vazhdon të ngulmojë për golin e barazimit, duke sulmuar vazhdimisht e duke e spostuar lojën kryesisht në mesfushën kundërshtare.


Katar – Shqipëri  1-0                                                                

Shënues: Almoez Ali Abdulla 36’ (11m)

Katar:  Saad Alsheeb, Pedro Correia, Abdelkarim Hassan, Tarek Salman, Abdelaziz Hatim, Ahmed Alaaeldin, Ali Asadalla, Karim Boudiaf, Homam Elamin, Bassam Al Raëi, Almoez Ali Abdulla.

Trajner: Felix Sanchez

Shqipëria: Mario Dajsinani (Sherri 45’), Erdenis Gurishta, Stivian Janku (Eneo Bitri 45’), Rudolf Turkaj, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj, Serxho Ujka, Sherif Kallaku (Herald Marku 45’), Esin Hakaj (Ismajlgeci 64’), Tedi Cara (Skuka 64’), Kristal Abazaj (Xhixha 80’).

Trajner: Edoardo Reja


Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori