LAJMI I FUNDIT:

Shpresat e Kosovës sot përballen me Azerbajxhanin në ‘Adem Jashari’

Shpresat e Kosovës sot përballen me Azerbajxhanin në ‘Adem Jashari’
????????????????????????????????????

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Kosova U-21, sot do të kërkojë fitore në përballje me Azerbajxhanin, që zhvillohet nga 19:00  në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicës.

Me mbështetjen e tifozëve djemtë e drejtuar nga trajneri Rafet Prekazi do të synojnë të marrin tri pikë që të arrijnë në kuotën e 10 pikëve.

Azerbajxhani është i fundit në renditje, ndërsa Kosova mbetet një nivel më lartë, për atë Dardanët kërkojnë tri pikë.

Kosova U-21

Kosova për këtë ndeshje ka tubuar futbollistët më të mirë në vend dhe jasht.

Ardjan Ismajli i Hajdukut të Splitit, Rron Broja i Shkupit, Florent Hasani i Diosgyori e Kamer Krasniqi i Osnabruck, Valmir Sulejmani i Hannover, janë disa nga djemtë e ofruar nga jashtë.

Kosova U-21 këtë edicion

Mirlind Daku i Llapit dhe Meriton Korenica i Lirisë, janë dy nga emrat që spikasin nga kampionati vendor.

Kosova U-21 pas pak ditës do të ketë një ndeshje tjetër të rëndësishme, pasi do të takohet në shtëpi me Gjermaninë. /Telegrafi/